• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tymoshenko shtrohet në spital

Publikuar: 09.05.2012 - 13:53

Kiev, 9 maj - Yulia Tymoshenko, liderja opozitare ukrainase që po vuan dënimin e saj me burg, është shtruar në spitalin e Kharkivit ku do të trajtohet për dhimbjen e shpinës nga një mjek gjerman.

Shumë mbështetës të saj ishin mbledhur para spitalit duke thërritur: Lironi Yulian!

Sipas BBC, ish-kryeministrja është shoqëruar në spital nga shumë policë. Tymoshenko sapo ka dalë nga një grevë urie 19-ditore në shenjë proteste ndaj keqtrajtimit që i kanë bërë rojet e burgut, transmeton TCH.

Këta të fundit hodhën poshtë çdo akuzë. Përkrahësit e saj publikuan disa foto të udhëheqëses së opozitës ukrainase me njolla në trup. Jevgenia tha se e ëma ka humbur 10 kilogramë gjatë këtyre ditëve.

Yulia Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg në tetor e akuzuar për abuzim detyre, gjatë kohës kur ishte kryeministre e Ukrainës. Si bashkimi Europian ashtu dhe Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar gjyqin kundër saj si të motivuar politikisht duke kërkuar lirimin e saj të shpejtë.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell