• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Obama: Koha për ndërtimin e kombit

Publikuar: 05.05.2012 - 15:23

Washington, 5 maj - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë thirrje për një fokus të përtërirë në ndërtimin e kombit në vend, një dekadë pas luftës në Afganistan. 

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama i ka bërë një rezyme udhëtimit të kësaj jave në Afganistan, ku ka nënshkruar marrëveshjen për partneritet strategjik me presidentin afgan, Hamid Karzai, dhe ka shënuar përvjetorin e vrasjes së Osama Bin Ladenit.

“Këtë javë, unë kam udhëtuar drejt Afganistanit për të falënderuar trupat tona që shërbejnë lag shtëpisë dhe për të nënshkruar marrëveshjen që do të na ndihmojë të përfundojmë misionin dhe luftën”, ka thënë Obama.

“Ne kemi mposhtur hovin e talibanvëe dhe kemi ndërtuar forca të forta të sigurisë. Ne kemi shkatërruar udhëheqjen e Al Kaidës”, ka shtuar presidenti amerikan.

Obama, të shtunën, do të nisë zyrtarisht fushatën zgjedhore në Ohio dhe Virxhinia. Të dyja shtetet konsiderohen si kyçe për shpresat e tij për të fituar mandatin e dytë presidencial në nëntor.

Kandidati republikan që do të sfidojë Obamën pritet të jetë ish-guvernatori i Masaçusecit, Mit Romni.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°C
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell