• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Të akuzuarit për 11/ 9 në gjyq

Publikuar: 05.05.2012 - 09:16

Guantanamo, 5 maj - Khalid Sheikh Mohammed (në fotot) dhe katër persona të tjerë të akuzuar për organizimin e sulmeve të 11 shtatorit do të shfaqen në një gjykatë ushtarake në Gjirin e Guantanamos. 

Një përpjekje e mëhershme u pengua tre vjet më parë, kur presidenti Barack Obama u përpoq të mbyllte burgun e Guantanamos.

Që atëherë janë prezantuar rregulla të reja për gjyqet në bazën e Shteteve të Bashkuara në Kubë, përfshirë një për ndalimin e provave të siguruara me anë të torturës.

Avokatët mbrojtës deklarojnë se sistemit gjyqësor i mungon legjitimiteti, për shkak të aksesit të kufizuar tek klientët e tyre.

Përpjekjet e presidentit Obama për të mbajtur gjyqin e Khalid Sheikh Mohammed në Nju Jork hasën në kundërshtimin politik dhe publik dhe për rrjedhojë tani do të mbahet në Kubë, ashtu siç ishte parashikuar.

Një numër i vogël i të afërmve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit kanë mbërritur në kompleksin ushtarak për të ndjekur proçesin.

I vetëshpallur si “truri” i sulmeve ndaj Kullave Binjake në Nju Jork, Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të tjerët pritet të gjykohen së bashku.

Ata akuzohen se kanë planifikuar dhe ekzekutuar sulmet, që u kryen përmes marrjes së kontrollit të avionëve që u përplasën më pas në Nju Jork, Uashington dhe Shenksvill, duke lënë 2.967 të vdekur.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme