• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vankuver: Protestë për liberalizimin e marihuanës

Publikuar: 21.04.2012 - 21:47

Vankuver (Kanada), 21 prill - Mijëra persona pushtuan rrugët dhe sheshet e Vankuverit në Kanada, në atë që u quajt protesta më masive e viteve të fundit në këtë vend.

Arsyeja e grumbullimit të mbi 20 mijë personave, sipas organizatorëve, ishte solidarizimi në thirrjen drejtuar autoriteteve për liberalizimin e përdorimit të cannabis sativa-s, njohur ndryshe si hashash apo marihuana.

Organizatorët kërkuan legalizimin e kësaj droge për qëllime terapeutike. Sheshi qendror i Vankuverit u mbulua nga një re e madhe tymi artificial, e krijuar posaçërisht për të simbolizuar tymin e hashashit.

Manifestimi u mbështet edhe nga dhjetëra shoqata e organizata të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara. Manifestimi u zhvillua paqësisht dhe nuk u shoqërua nga asnjë incident.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell