Dinastia Bush sërish në Shtëpinë e Bardhë ?

Artikujt tjerė
- Vankuver: Protestë për liberalizimin e marihuanës
- Dinastia Bush sërish në Shtëpinë e Bardhë ?
- Të dielën në Francë mbahen zgjedhjet presidenciale
- Chavez ecën me bastun
- Vëzhguesit e OKB-së e vizitojnë qytetin Homs
- Rivalët presidencialë në Francë
- Arinjtë e arratisur mbysin dy gra
- Mister vdekja e biznesmenit anglez
- Tërmet 6.6-ballësh në Papua
- Kapen kryengritësit me sasi të mëdha të eksplozivit
Washington, 21 prill - Dinastia Bush synon të rikthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë. Këtë herë është i vogli i familjes Bush, Jebb ai që synon të marrë postin e zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara, në rast të një fitoreje republikane në zgjedhjet e 6 nëntorit.
Jebb Bush, ish-guvernator i Floridas, deklaroi për NewsMax se do ti përgjigjej pozitivisht nëse do të mbërrinte ftesa prej kandidatit Mitt Romney për të qenë krahu i tij i djathtë në Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë nëse mposhtin kandidatin demokrat dhe presidentin aktual, Barack Obama, transmeton TCH.
Megjithatë, Jebb u shpreh skeptik për marrjen e një ftese të tillë. Do ta konsideroja propozimin, por dyshoj të marr një telefonatë të tillë, deklaroi Jebb Bush duke shtuar gjithsesi se më e rëndësishme është fitorja e kandidatit republikan.









iguri Lugina21.04.2012/21:43
Mendoj se qdo kandidat qe propozojht per Kryetar te SHBAes, e, qe e don paqen dhe sigurin per gjith njerzimin , edhe ne, qytearet e planetes nuk duhet te jemi kunder.