• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Chavez ecën me bastun

Publikuar: 21.04.2012 - 18:31

Caracas, 21 prill - Sëmundja e kancerit ka përparuar aq shumë sa presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është detyruar të përdorë bastunin për të ecur.

Në këtë përfundim ka arritur doktori venezuelian i sëmundjeve kancerogjene, Jose Marquina. Marquina, i ci  jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, sëmundja e kancerit i ka prekur kokën e njërit femur presidentit Chavez dhe “dëmi” është aq i madh sa ka shkaktuar kufizime në ecje për të, transmeton TCH.

Megjithatë këto janë zëra që po qarkullojnë në rrjetet sociale, kryesisht në Twitter dhe për momentin nuk ka asgjë zyrtare nga Karakasi për shëndetin e presidentit.

Hugo Chavez, 57-vjeç, u diagnostikua me një tumor malinj në zonën e legenit në vitin 2011 dhe që prej atëherë i është nënshtruar dy operacioneve kirurgjikale, si dhe disa seancave të kimioterapisë dhe radioterapisë, kryesisht në Kubë.

E ndërsa Chavez vazhdon betejën e tij me kancerin, tetori po afron. Në këtë muaj do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku presidenti aktual, i cili kërkon një mandat të ri 6-vjeçar për të vazhduar “revolucionin socialist”, do të përballet me një kandidat të fortë nga opozita, liderin e saj, Henrique Capriles Radonski.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell