• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vëzhguesit e OKB-së e vizitojnë qytetin Homs

Publikuar: 21.04.2012 - 18:14

Damask, 21 prill - Vëzhguesit e armëpushimit në Siri nga Kombet e Bashkuara po e vizitojnë sot qytetin Homs, që ishte njëra nga qendrat e kundërshtimit të regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Zyrtarët në Homs thanë se ekipi i OKB-së prej 7 vëzhguesve është takuar me guvernatorin e qytetit, para fillimit të vizitës, transmeton REL.

Aktivistët thonë se luftimet dhe hedhja e predhave nga ana e trupave qeveritare janë ndalur, ndërsa ushtria i ka fshehur tanket para vizitës së ekipit të monitoruesve.

Këto raporte nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton sot për një rezolutë me të cilën do të dërgoheshin edhe 300 monitorues në Siri, për ta vëzhguar armëpushimin e ndërmjetësuar nga i dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu