Hakani - përgjegjës për sulmet në Afganistan

Artikujt tjerė
- I biri i Gaddafi-t mund të gjykohet në Libi
- Chirac do votojë për Hollande
- SHBA kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë bjellorusë
- Të burgosurit palestinezë bëjnë grevë urie
- Breivik: Sërish do të vrisja
- Romney ul disavantazhin ndaj Obamas
- Sanksione të reja kundër Koresë Veriore
- SHBA shkatërron rrjetin online të drogës
- Rusia e Kina rrisin shpenzimet ushtarake
- Hakani - përgjegjës për sulmet në Afganistan
Washington, 17 prill - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, tha se rrjeti terrorist i Pakistanit, Hakani, qëndron pas sulmeve të koordinuara që kanë tronditur Kabulin dhe qytetet e tjera afgane të dielën.
Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Panetta tha se NATO-ja dhe forcat afgane janë duke fituar betejën kundër kryengritësve, pavarësisht sulmit simbolik, transmeton REL.
Nuk ka pasur fitime taktike këtu. Këto janë sulme të izoluara që janë bërë për qëllime simbolike. Talibanët nuk kanë rifituar ndonjë territor dhe ata nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë një sulm të organizuar që nga viti i kaluar, u shpreh Paneta.
Duke folur së bashku me Panettën, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, tha se informacionet ishin shumë të paqarta për tu penguar sulmet.
Dempsey tha po ashtu se mbetet e paqartë nëse rrjeti Hakani, i cili ka raportuar për lidhjet e tij me Al Kaidën, ka planifikuar sulmet nga baza e tij në Pakistan.
Luftimet 16-orëshe, që kanë nisur të dielën në Kabul dhe qytete të tjera, kanë përfunduar të hënën, pas sulmeve në pozicionet militante me helikopterë të NATO-s.
Në sulmet për të cilat përgjegjësinë e kanë marrë vetë talibanët thuhet të kenë humbur jetën 36 militantë, 8 trupa afgane dhe 3 civilë.









