Vëzhguesit e parë arrijnë në Siri

Artikujt tjerė
- Vëzhguesit e parë arrijnë në Siri
- Japonia do të mbyllë katër reaktorët e Fukushimas
- Sot nis gjykimi i vrasësit monstruoz Breivik
- Gjatë përleshjeve në Kabul, 47 të vdekur
- Policia e Austrisë kap kontrabanduesit e materialit nuklear
- Në mbi 100 tornado në SHBA, pesë të vdekur
- Ushtria siriane injoron armëpushimin, granaton Homsin
- Lirohet disidenti bjellorus Bandarenka
- Lideri i ri veri-korean mban fjalimin e parë
- Talebanët sulmuan selinë e NATO-s në Kabul
Damask, 16 prill - Gjashtë vëzhguesit e parë të OKB-së arritën në Siri që të mbikëqyrin armëpushimin e brishtë, që hyri në fuqi të enjten e shkuar. Ditët në vijim në vend do të duhej të arrinin edhe 24 vëzhgues të tjerë.
Pavarësisht armëpushimit formal, në vend ende po zhvillohen konflikte sporadike, derisa raportet sugjerojnë se të dyja palët shkelën marrëveshjen. Agjencia informative shtetërore në Damask, Sana, përshëndeti ardhjen e vëzhguesve, duke shprehur dëshirë që ky ekip tani më në fund do të mund të dëshmojë për krimet që po i bëjnë grupet terroriste. Njëkohësisht aktivistët opozitarë pohojnë se ushtria ende po e granaton Homsin.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, të shtunën përmendi granatimin e Homsit dhe kërkoi nga Qeveria siriane të respektojë marrëveshjen e armëpushimit. Vëzhguesit do të jenë të obliguar të mbajnë dhe të realizojnë kontakte me palët e konfliktuara dhe të raportojnë për shkelje të armëpushimit, derisa pritët që javën e ardhshme KS i OKB-së do të dërgojë misionin në tërësi që do të duhej të kishte 250 persona.










