• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Santorum braktis garën për president

Publikuar: 10.04.2012 - 21:55

Washington, 10 prill - Kandidati për të qenë i përzgjedhuri mes republikanëve në garën për të larguar presidentin Obama nga Shtëpia e Bardhë, Rick Santorum braktis garën, duke i lënë rrugën e lirë Mitt Romney-t për t’u përballur me Obama-n në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Ish-senatori i Pensilvanisë në një konferencë për mediat në vendlindjen e tij, Getisburgut, ku ndodhet aktualisht për t’i qendruar pranë së bijës së sëmurë, një ndër arsyet e vendimit të tij për t’u tërhequr, tha njoftoi se ai dhe stafi i tij i dha fund garës për në Shtëpinë e Bardhë, duke shprehur bindjen për fitoren republikane përballë presidentit demokrat, Barack Obama.

Pavarësisht braktisjes së garës republikane, Santorum e kishte ndoshta të pamundur

mposhtjen e Mitt Romney-t, sidomos pas rezultateve të fundit në Uiskonsin dhe Merilend, ku ish-guvernatori i Masaçusets thelloi diferencën me 661 delegatë në favor kundrejt 285 të Santorum.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell