Kili, neonazistët masakrojnë një homoseksual

Artikujt tjerė
- Kili, neonazistët masakrojnë një homoseksual
- Falë femrave, Obama fiton ndaj Romneyt
- Italia ngrin 1.1 miliard euro pasuri të Gadafit
- Kriza: Grekët kthehen nëpër fshatra
- Regjimi i Asadit burgos edhe fëmijë
- Sondazhet i japin fitoren Obamas ndaj Romneyt
- India pa ushtri të aftë për mbrojtjen e vendit
- Majtistët radikalë kërcënojnë Fischerin për Kosovën
- Sarkozy: Franca do të bllokojë hyrjen e ekstremistëve
- Papa bisedon për një orë me Raul Castron
Santiago, 28 mars - Shok në Kili. Një i ri 24 vjeçar është rrahur dhe torturuar barbarisht nga grupet neonaziste në Santiago për shkak të orientimit të tij seksual.
I riu homoseksual, i identifikuar si Daniel Zamudio është rrahur e torturuar në një nga zonat më të mbikëqyrura nga policia në kryeqytetin kilian.
Sulmi ndaj tij u regjistrua në fillim të muajit mars, kur një grup neonazistësh i shkulën njërin vesh, e dogjën me cigare, e prenë në trup me pjesë xhami dhe më pas e goditën me grushte e shqelma në një park të Santiagos, pranë një stacioni policie.
I riu u shoqërua në spital, ku luftoi me vdekjen për ditë me radhë, betejë të cilën e humbi ditën e martë, kur, për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë.
Rasti në fjalë ka nxitur reagimin e shoqatave të homoseksualëve në Kili, por jo vetëm, duke kërkuar nga autoritetet nxjerrjen e autorëve para drejtësisë dhe garantimin e lirive dhe mosdiskriminim.









