• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nga sulmi në një lagje të njohur të Damaskut, 3 të vrarë

Publikuar: 19.03.2012 - 17:54

Damask, 19 mars - Televizioni shtetëror sirian thotë se tre persona, të cilësuar si terroristë u vranë gjatë luftimeve që u zhvilluan sot mes forcave rebele dhe atyre qeveritare në një lagje të pasur të Damaskut. Sipas njoftimit, një ushtar i forcave qeveritare u vra në luftime, transmeton VoA.

Dëshmitarët thonë se dëgjuan të shtënat e armëve dhe granatave, që shpërthyen në al-Mezze, një nga lagjet më të mbrojtura të Damaskut. Atje ndodhen ambasadat e huaja dhe objekte të tjera qeveritare të sigurisë.

Damasku, kryeqyteti sirian, zakonisht është mbrotjur nga qeveria dhe atje nuk ka patur raste të dhunës mes forcave qeveritare dhe atyre rebele, që përpiqen të rrëzojnë nga pushteti Presidentin Bashar al-Assad.

Megjithatë, në dy sulme me bombë të shtunën atje u vranë 27 vetë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Zyrtarët sirianë fajësojnë terroristët për sulmet, ndërsa opozita thotë se ato u organizuan nga qeveria, me qëllim për të diskredituar rebelët.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu