Putini përgatitet për mandatin e tretë në Kremlin

Artikujt tjerė
- Putini përgatitet për mandatin e tretë në Kremlin
- Epërsi e rivalëve të Ahmadinexhadit
- SHBA shkatërrojnë një rrjet të kontrabandës
- Foto të Chavezit pas operacionit
- Dorëzohen trupat e gazetarëve të vrarë
- Obama paralajmëron Iranin
- Turqia krahason Sirinë me Ballkanin
- Në Siri, krime ndaj njerëzimit
- Nga stuhitë në SHBA 27 të vdekur
- Vazhdon rritja e borxheve në Itali
Moskë, 3 mars - Nesër në Rusi do të votohet për presidentin e ri. Në garë janë 5 kandidatë, përfshirë edhe udhëheqësin e Partisë Komuniste, Genadi Zuganov dhe miliarderin Sergei Prokorov. Por personi që pritet ti fitojë zgjedhjet është kryeministri aktual, ish-presidenti, Vladimir Putin.
Sado që në garë janë 5 kandidatë, asnjëri prej tyre nuk duket se përfaqëson ndonjë rrezik serioz për Vladimir Putinin.
Rivalët e tij janë kryesisht politikanë të njohur, të cilët edhe në të kaluarën kanë kandiduar disa herë më kot për postin e presidentit.
Vladimir Zhirinovski (Vladimir Zhirinovsky) është udhëheqës i Partisë së djathtë populliste Liberaldemokrate.
Sergei Mironovi i Partisë "Rusia e Drejtë", e cila deri tani konsiderohej si e afërt me Kremlinin.
Genadi Zjuganov (Gennady Zyuganov) është shef i Partisë Komuniste. I vetmi kandidat i ri për president është biznesmeni Mikhail Prokhorov, pavarësia e të cilit nga Kremlini vihet në dyshim prej vëzhguesve.
Kandidatët e tjerë janë eliminuar, sepse sipas të dhënave të komisionit qendror të zgjedhjeve, ata nuk kanë mbledhur numrin e nevojshëm të nënshkrimeve.
Midis tyre është edhe themeluesi i partisë me orientim reformator "Jabloko", Grigori Javlinski.
Një e katërta e nënshkrimeve të paraqitura prej tij nuk i ka përmbushur udhëzimet, thuhet në Moskë.
Shtabi zgjedhor i Javlinskit e përshkroi vendimin e komisionit zgjedhor si të motivuar politikisht.
Zgjedhjet presidenciale mbahen pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
Për zgjedhjet e dhjetorit u tha se pati manipulime të mëdha me votat dhe kjo shkaktoi demonstrata të mëdha në qytetet kryesore të Rusisë.
Sipas ligjit elektoral të Rusisë, nëse asnjëri nga kandidatët presidencialë nuk merr më tepër se 50 për qind të votave, duhet mbajtur një rund tjetër votimesh.
Putini ishte rizgjedhur në vitin 2004 me një shumicë dërrmuese për mandatin e tij të dytë presidencial, duke marrë 71 për qind të votave, por tani mbështetja për të është rreth 40 për qind.
Shumë ekspertë thonë se do të jetë diçka interesante për tu parë në javët dhe muajt e ardhshëm, nëse protestat kundër Putinit do të vazhdojnë të përhapen dhe nëse ato do të jenë sfida e presidencës së tij të re.







