Në konfliktin e të burgosurve, 38 të vdekur

Artikujt tjerė
- Në konfliktin e të burgosurve, 38 të vdekur
- Egjipti tërheq ambasadorin nga Siria
- Irani ndalon shitjen e naftës për Francën dhe Britaninë
- Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr mbi protestuesit në Damask
- Bagdad: Të paktën 15 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur
- G20-ta takohet në Meksiko
- Letonezët kundërshtojnë rusishten
- Seks me nxënësin 14-vjeçar, 40 vjet burg për mësuesen
- Aktivistë në Poloni pinë marihuanë para parlamentit
- Princi holandez lëndohet rëndë
Monterrey, 19 shkurt Në një burg në afërsi të qytetit Monterrey, në veri të Meksikës, sot kanë shpërthyer konfliktet ndërmjet të burgosurve, dhe me këtë rast, sipas të dhëna të deritashme të autoriteteve të atjeshme, kanë humbur jetën 38 persona, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Sipas të njohurive të deritashme, bëhet fjalë për konflikt ndërmjet bandave rivale të të burgosurve, që shpërtheu sot në mëngjes në burgun Apodoca.
Pas rrjedhjes në publik të lajmit për këto përleshje, para ndërtesës së burgut filluan të grumbullohen familjarët e të burgosurve, të cilët kërkojnë sqarime dhe informata për më të afërmit e tyre.
Përleshjet nëpër burgjet e stërngarkuara meksikane janë të shpeshta. Ky është rasti i dytë brenda disa muajve vetëm në rrethinat e qytetit Monterrey. Në tetor 2011, në burgun Cadereya patën humbur jetën shtatë të burgosur, kurse 12 të tjerë qenë plagosur.






