• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjermania: Sinjale negative nga Bjellorusia

Publikuar: 20.09.2012 - 16:58

Berlin, 20 shtator - Gjermania ka ftuar për konsultime ambasadorin e Bjellorusisë, pasi kjo e fundit iu ka refuzuar vizat vëzhguesve evropianë të zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi do të mbahen këtë të diel.

Ministria e Jashtme gjermane i ka thënë ambasadorit Andrei Giro se refuzimi i vizave, ashtu si edhe kufizimet e shtypit në prag të zgjedhjeve, dërgojnë “sinjale negative”.

Të mërkurën, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar se dy përfaqësuesve të saj nga Gjermania dhe Lituania u është ndaluar hyrja në Bjellorusi, në cilësinë e monitoruesve.

Zgjedhjet e 23 shtatorit në Bjellorusi pritet t’i lënë shumicën në Parlament presidentit autoritar, Aleksander Llukashenko.

Dy partitë kryesore opozitare kanë njoftuar se do të bojkotojnë procesin zgjedhor.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu