• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hezbollahu kërcënon Shtetet e Bashkuara

Publikuar: 17.09.2012 - 20:00

Bejrut, 17 shtator - Mijëra njerëz kanë protestuar në lagjet shiite të Bejrutit kundër filmit që tall Profetin Muhamed.

Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, (në foto) ka bërë një paratije të rrallë publike, duke thënë se “protestat do të vazhdojnë, derisa ky film nuk hiqet nga interneti”.

Ai ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund  “të përballen me pasoja të rrezikshme në botë”, transmeton REL.

Protestat në Liban kanë qenë të qeta, krahasuar me demonstratat e tjera që kanë tronditur të hënën botën myslimane.

Dy njerëz kanë humbur jetën në Pakistan, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.

Përleshje ka pasur edhe në Indonezi, Azerbajxhan dhe Afganistan.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve” është prodhuar në SHBA, ndërsa fragmente të tij paraqesin Muhamedin si “gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave”.

Sulmet e turmave të zemëruara me filmin kanë çuar në vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, Christopher Stivens, dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij amerikanë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell