• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Përleshje në Liban, tre të vdekur

Publikuar: 21.08.2012 - 21:47

Bejrut, 21 gusht - Të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në qytetin verior të Libanit, Tripoli, në përleshjet në mes të mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit të Sirisë fqinje. Tensionet në Siri kanë shkaktuar përleshje në Tripoli që nga muaji shkurt, derisa konflikti i Sirisë rrezikon të përhapet përtej kufirit.

Mediat raportojnë se sulmues të armatosur në distriktin Bab al-Tabaneh në Tripoli dhe rivalët e tyre alavitë në Jebel Mohsen kanë sulmuar njëri-tjetrin me armë zjarri dhe granata në luftimet sporadike gjatë natës dhe ditës së sotme, me gjithë vendosjen e trupave libaneze ne qytet, transmeton REL.

Presidenti sirian Bashar al Asad dhe ndihmësit e tij i përkasin sektit alavit, një degë e shiitëve islamikë, derisa shumica e sunitëve myslimanë të Sirisë janë ngrituir kundër regjimit të tij.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu