• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

11 ditë luftime në Haleb të Sirisë

Publikuar: 31.07.2012 - 18:34

Damask, 31 korrik - Në njërin prej qyteteve më të mëdha siriane, Haleb, i cili ndodhet nën kontrollin e kryengritësve, edhe gjatë ditës së martë kanë vazhduar bombardimet dhe luftimet. Aktivistët e agjencisë siriane për të Drejtat e Njeriut raportuan se kjo është dita e 11 e luftimeve në Haleb. Lufta për Haleb, si shtyllë ekonomike e Sirisë me tre milionë banorë, po zgjat më shumë sesa në Damask. Ushtria siriane ka granatuar bastionin e kryengritësve në verilindje, por përleshje pati edhe në pjesët tjera të qytetit. OKB-ja vlerësoi se 200 mijë qytetarë ikën nga qyteti, derisa ai është i shkatërruar krejtësisht nga granatimet. Megjithatë UNHCR-ja nuk ia doli të depërtojë deri tek refugjatët që kanë ngecur në qytet. Përfaqësuesja e agjencisë tha për gazetarët se me mijëra njerëz të frikësuar fshihen në shkolla, xhami dhe strehimore të ndryshme të improvizuara.  Në anën tjetër presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar bisedë telefonike “për të koordinuar përpjekjet në përshpejtimin e një tranzicioni politik në Siri.”  Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se tranzicioni “do të përfshijë largimin” e presidentit sirian dhe do “t’i përgjigjet kërkesave legjitime të popullit sirian.” 



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CShi i lehtė
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu