Tragjedi në Mesdhe, mbyten 54 refugjatë

Artikujt tjerė
- Tragjedi në Mesdhe, mbyten 54 refugjatë
- Hiqen dy akuza për korrupsion ndaj Ehud Olmertit
- Sondazhet: Obama-Romney kokë më kokë
- Siria liron afro 300 të burgosur
- Gruaja e Arafatit kërkon hetim në Francë
- Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Popullsisë
- Hague: Në Kosovë ka ndodhur barbari e paralajmëruar
- Moti teston qëndrueshmërinë e banorëve të Tokës
- Tërmeti në Japoni ndërpreu qarkullimin e trenave
- Hollande vitizon Britaninë
Rikthehen tragjeditë në përpjekjet e mijëra refugjatëve afrikano-veriorë për të mbërritur në brigjet italiane. Të paktën 54 persona kanë gjetur vdekjen në përpjekje për tu larguar nga vendi i tyre e në kërkim të një jete më të mirë. Lajmi konfirmohet nga organizmi i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR. Sipas UNHCR në varkën e nisur nga brigjet libiane kanë qenë 55 persona, pjesa më e madhe të të cilëve nga Eritrea. 54 prej tyre kanë gjetur vdekjen dhe vetëm njëri ka mundur ti shpëtojë kalvarit të mundimeve, raporton Top Channel. Ky i fundit është shndërruar në të mbijetuarin dhe dëshmitarin e vetëm të tragjedisë. Pjesa më e madhe e refugjatëve kanë gjetur vdekjen si pasojë e dehidratimit dhe mungesës së ushqimit.
Ai rrëfeu për UNHCR se si kishte humbur bashkë-udhëtarët e tij një e nga një në odisenë e udhëtimit 15-ditor nëpër Mesdhe drejt brigjeve italiane. I mbijetuari u shpëtua nga roja bregdetare tuniziane mbrëmjen e ditës së hënë. Ai u transportua menjëherë në spital dhe pasi mblodhi energjitë e humbura rrëfeu gjithë historinë.
I mbijetuari tregoi se si pas një dite udhëtimi kishin parë brigjet italiane, por më pas era dhe rrymat detare u kishin ndryshuar kursin e drejtimit të gomones pa motor. Pas pak ditësh, gomonia nisi të shfryhej dhe në bord nuk kishte mbetur më ujë i pijshëm. Pak nga pak njerëzit në bord nisën të dehidratohen dhe shenjat e para ishin humbjet e ndjenjave. Më pas, thotë ai, kuptuam se disa persona kishin vdekur dhe sa më shumë kalonin orët, të tjerë persona vdisnin.
Shtetasi eritreas thotë se nuk i mbante mend mirë ditët e fundit të udhëtimit dhe se kishte humbur ndjenjat deri në momentin kur ishte gjetur nga roja bregdetare tuniziane.
Komisari i Lartë për të Drejtat e Refugjatëve në OKB, Alexander Aleinikoff tha se bëhej fjalë për një tragjedi të vërtetë dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve që patrullojnë në detin Mesdhe të bëjnë kujdes me varkat që bartin emigrantë klandestinë për të shmangur të tilla ndodhi.








