• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bloomberg nxjerr fitues Obaman përballë Romneyt

Publikuar: 21.06.2012 - 19:59

New York, 21 qershor - Presidenti amerikan Barack Obama në zgjedhjet presidenciale në nëntor do të mposhtë rivalin e tij republikan, Mitt Romney, me 13 për qind diferencë. Ky është rezultati i anketës më të re të agjencisë Bloomberg.

53 për qind e të anketuarve thanë se sigurisht do të votonin për Obaman, kurse 40 për qind për Romneyn.

Shumica në SHBA dyshojnë në besueshmërinë e anketës së Bloombergut, meqë të gjitha anketat e tjera parashohin garë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Bloomberg anketoi 1 002 persona, e margjina e gabimit është 3,1 për qind. Njëkohësisht shumica e amerikanëve u deklaruan se tani jetojnë më mirë se në fillim të viti 2009, kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë, derisa 36 për qind pohojnë se jetojnë më keq. Rezultati i anketës po ashtu tregoi se Romney ka edhe shumë punë për të përmirësuar imazhin pas zgjedhjeve të vështira partiake, ku pas konflikteve të ashpra dhe sprovave me republikanët e tjerë fitoi nominimin për zgjedhje.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu