Hamasi i gatshëm për zbatim të marrëveshjes

Artikujt tjerė
- Hamasi i gatshëm për zbatim të marrëveshjes
- Ekzekutohet pop këngëtarja pakistaneze
- Mbi 20 të vrarë, përfshirë tre ushtarë amerikanë
- Siri, 20 ushtarë të vrarë nga kryengritësit
- Franca kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Iranit
- Mandat arresti për Assange
- Al Kaida mban peng disa persona në Francë
- SHBA dhe Izraeli e zhvilluan virusin Flaka kundër Iranit
- Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve
- Magjistarit saudit iu pre koka
Ramallha, 21 qershor - Militantët palestinezë në Rripin e Gazës thonë se janë të gatshëm për implementimin e marrëveshjes me Izraelin, që ishte ndërmjetësuar nga Egjipti.
Kjo shpalle u bë pasi në fillim të kësaj jave u vranë tetë palestinezë, nga sulmet ajrore izraelite, ndërsa disa izraelitë janë lënduar nga disa sulme me predha dhe raketa të shkrepura nga Gaza në Izrael.
Shpërthimi i armiqësive aktuale paraqet edhe dhunën më të keqe ndërmjet dy palëve për disa muaj.
Krahu i armatosur i organizatës islamike Hamas, tha se është gati ti ndalë luftimet, nëse Izraeli e ndalë atë që u cilësua si agresion.
Krahu i armatosur, i quajtur Brigadat e al-Qasamit, tha se edhe grupet e tjera të armatosura do ta respektojnë marrëveshjen.
Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka hedhur poshtë ekzistimin e marrëveshjes.










