Vriten 4 ushtarë të NATO-s në Afganistan

Artikujt tjerė
- Vriten 4 ushtarë të NATO-s në Afganistan
- Vdes aksidentalisht konsulli i Rusisë në Japoni
- Bush fiton portretin në Shtëpinë e Bardhë
- OKB dënon "tragjedinë brutale" në Homs
- Nikoliq: Nuk do ta njohim Kosovën
- Lirohet gazetari i VOA-s
- Në aksident trafiku në Brazil, 6 viktima dhe 200 të lënduar
- Irani mohon gjetjet e ANEB-it
- Clinton viziton Kaukazin
- Medvedev kryetar i ri i Rusisë unike
Kabul, 27 maj - Forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur se katër ushtarë të saj janë vrarë në sulme të ndara me bomba, në jug të këtij vendi.
Ushtarët kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të bombave të improvizuara, thuhet në njoftimin zyrtar, por nuk jepen detaje të tjera, transmeton REL.
Një nga viktimat mendohet të jetë ushtar britanik, i cili ka pësuar në provincën Helamnd.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ushtari ka vdekur derisa udhëtonte në një automjet, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.
Ministria e Brendshme e Afganistanit po ashtu ka njoftuar për gjashtë militantë të vrarë, në operacionet e përbashkëta në lindje të vendit.







