Irani padit Google

Artikujt tjerė
- Irani padit Google
- Katari dhe EBA u kërkojnë qytetarëve të tyre të largohen nga Libani
- Afganistani, roli i ardhshëm global i NATO-s, në qendër të takimit të Çikagos
- Kriza evropiane e borxheve temë qendrore në diskutimet e Tetëshes
- Liderët botërorë për "proces më të shpejtë politik në Siri"
- Paris: Ambasadorit të Filipineve i vidhen 30 milionë euro në margaritarë
- Sulm vetëvrasës në Afganistan, 8 të vrarë
- Çikago gati për samitin e NATO-s
- Hollandeit i besojnë 54 për qind e francezëve
- Irani pret heqjen e sanksioneve
Agjencia e lajmeve AFP raporton SE Google përballet me mundësinë e një padie, për shkak të vendimit që në shërbimin Google Maps të mos e emërojë detin që ndan Iranin nga shtetet fqinje arabe në rajon.
Fjala është për detin që iranianët e quajnë Gjiri Persik, ndërsa shtetet arabe e quajnë Gjiri Arabik. Tashti, Irani e kërcënon kompaninë Google me akuzat për dëme serioze nëse kjo hapësirë nuk emërohet si Gjiri Persik, transmeton BW.
Kundërshtimet kanë nisur në fillim të muajit, kur agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se Google e ka fshirë shënjimin Gjiri Persik në Google Maps. Pavarësisht presionit në rritje nga vendet arabe, si Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Kuvajti që deti të quhet Gjiri Arabik, apo që të përdoren të dy emërtimet, Irani këmbëngul në tezën se dëshmitë historike tregojnë se deti ka qenë gjithmonë "i Persisë".
"Në qoftë se Google nuk e korrigjon këtë gabim sa më shpejtë që është e mundur, ne do ta bëjmë një akuzë zyrtare kundër tyre", tha ministri i jashtëm iranian, Ramin Mehmanparast.
Google mohoi akuzat, duke pretenduar se ky det në hartat e saj nuk është shënjuar kurrë. Zëdhënësi i kompanisë tha për BBC se ata nuk mund ta emërojnë çdo lokalitet në botë, ndonëse nuk ka mundur ta cekë një shembull si ky ku mungon emërimi.
Duhet të theksohet se një shërbimi tjetër, Google Earth, këto ujëra i emëron edhe si Gjiri Persik e edhe si Gjiri Arabik.









