Hollandeit i besojnë 54 për qind e francezëve

Artikujt tjerė
- Paris: Ambasadorit të Filipineve i vidhen 30 milionë euro në margaritarë
- Sulm vetëvrasës në Afganistan, 8 të vrarë
- Çikago gati për samitin e NATO-s
- Hollandeit i besojnë 54 për qind e francezëve
- Irani pret heqjen e sanksioneve
- Çen largohet nga Kina
- Paradë ushtarake për nder të mbretëreshës
- Sulm vetëvrasës në Siri
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Obama mirëpret liderët e G8-s
Paris, 19 maj- Rreth 54 për qind e francezëve deklarojnë se kanë besim tek presidenti i ri socialist Francois Hollande dhe 60 për qind tek kryeministri i ri Jean Marc Ayrault.
Kështu thotë një sondazh i realizuar nga instituti Harrys Interactive për televizionin M6.
Në të kundërt, 46 për qind thonë se nuk kanë besim tek banori i ri i pallatit Elize, ndërsa 39 për qind kanë një vlerësim jo pozitiv për krahun e tij të djathtë.
Mes ministrave, në krye është ai i Brendshëm, Manuel Valls, me 59 për qind vlerësime pozitive, ndërkohë që qeveria e re në tërësi mbështetet nga 43 për qind e të intervistuarve.
Katër ditë më parë Francois Hollande bëri betimin në pallatin Elize duke marrë zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm politikanë të shumtë.
Kur hyri në Elize, Hollande shtrëngoi duart me parardhësin e tij Nicholas Sarkozy, me të cilin zhvilloi edhe një takim kokë më kokë.
Një ditë më vonë u betua edhe Jean Marc Ayrault si kryeministri i ri i Francës, i cili disa orë më pas shpalli dhe kabinetin e tij qeverisës.





