• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Paradë ushtarake për nder të mbretëreshës

Publikuar: 19.05.2012 - 14:49

Londër, 19 maj - Mbretëresha Elizabeta II po shikon paradën e mijëra trupave të Forcave Detare, Ushtarake Mbretërore jashtë kështjellës së saj Uindsor, për nder të Jubileut të saj të Diamantë.

Parada është pjesë e serisë së ngjarjeve që shënojnë mbretërinë 60 vjeçare të mbretëreshës, të cilat kulmojnë me manifestimet mbarëkombëtare katër ditore, që nisin më 2 korrik.

Rreth 2 mijë e 500 trupa kanë marshuar përgjatë kështjellës Uindsor në qytet, nën tingujt e gjashtë bandeve ushtarake.

Kështjella e Uindsorit, 40 kilometra në perëndim të Londrës, është njëra nga rezidencat e mbretëreshës.

Të premten, mbretëresha ka organizuar një darkë jubilare në kështjellën e Uindsorit për disa monarkë nga tërë bota.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell