Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (video)

Artikujt tjerė
- SYRIZA dhe Agimi i Artë, dy forcat që tronditën skenën politike greke
- Mali i Zi dhe Bosnja kanë bërë përparime për në NATO
- Kroacia pranon martesën mes gjinisë së njëjtë?
- Sondazhet e nxjerrin Tadiqin para Nikoliqit
- Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (video)
- Ministri rumun akuzohet për plagjiat
- Sot dyfish më shumë protestues në Shkup
- SHBA e zhgënjyer me Serbinë për rastin Bytyçi
- Nikoliq akuzon Tadiqin për mashtrim
- Dodikut i vie keq që B e H ka ushtri
Shkup, 11 maj - Në Shkup është mbyllur protesta paqësore dhe se të gjithë protestuesit janë shpërndarë nga godina e Qeverisë.
Siç informon agjencia e lajmeve INA, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të Qeverisë, duke thyer disa xhama, ndërsa ka pasur edhe tentime për të provokuar incidente me policinë, por këto janë shmangur nga ana e organizatorëve spontan të protestës dhe protestuesit.
Protestuesit kryesisht kanë mbajtur flamuj kombëtarë, me transparente dhe parulla Shqipëri Etnike, Nikolla Terrorist, Sopot 2, UÇK, Amerikë jemi me ty, Myslimanët nuk janë terrorist si dhe thirrje "Vrasës", "Stop procesve të montuara", "Shqipëri Etnike". Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës.
Protesta masive nuk ka pasur në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, edhe pse ato ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.







