• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Ish-kryeministrit rumun, 3 vjet burg për shantazh

Publikuar: 30.03.2012 - 22:29

Bukuresht, 29 mars - Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase u dënua sot me tre vjet burg me kusht për shantazh, pas një procesi gjyqësor të hapur në vitin 2006 dhe u që ndoq nga afër edhe nga BE-ja.

Ish-kreu i qeverisë socialdemokrate gjatë periudhës 2000-2004, u dënua me akuzën për korrupsion. Ai ishte akuzuar se kishte marrë ryshfet, me një vlerë totale 630 000 euro nga pronarja e një shoqërie ndërtimi, të cilën ai e kishte emëruar në krye të Inspektimit të Punëve Publike.

Ai u akuzua gjithashtu për shantazh kundrejt një ish-konsulli të Rumanisë në Hong Kong, i cili u bë një dëshmitar kyç në këtë proces gjyqësor, raporton BW.

Nastase, 61 vjeçar, aktualisht deputet i partisë opozitare "PSD", i cili nuk ishte i pranishëm në sallë, i ka kundërshtuar gjithmonë këto akuza, duke theksuar se ai ishte viktimë e një çështjeje politike. Avokati i tij menjëherë njoftoi se do të apelojë dënimin.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme