Kurti kërkon bashkim dhe organizim të shqiptarëve në Maqedoni

Artikujt tjerė
- Sheshel kandidon bashkëshorten kryetare të Serbisë
- Shqipëria e Maqedonia prej sot me letërnjoftime
- Greqia refuzon vizitën e Putinit
- Beogradi proteston për incidentin në Kosovë
- Zgjedhjet presidenciale në Serbi më 6 maj
- Suxhuku rëndon marrëdhëniet Slloveni-Austri
- Trazira të reja në Greqi
- Topalli: Shkupin e çliruan shqiptarët, reagojnë maqedonasit
- Shkupi mund tu vërë emra shqip 45 rrugëve
- Dialogu Kosovë Serbi në shtator?
Shkup, 30 mars - Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë, ndërsa më pas të ndihmohen edhe shqiptarët që u copëtuan në konferencën e Londrës më 1913. Kështu vlerësoi lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për televizionin Alsat-M.Le të fillojmë prej hapit më të domosdoshëm dhe më të rëndësishëm tash për tash, Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, më pastaj duhet të ndihmohen shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë Perëndimore, në Iliridë, të ndihmohen që të organizohen sa më mirë. Nuk po mendoj shqiptarët në Maqedoni pa Shkupin, sepse deri para 30 vjetëve Shkupi është konsideruar qyteti me më së shumti shqiptarë, deklaroi ai.Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, lideri i VV-së tha se shqiptarët në Maqedoni duhet të bashkohen dhe të organizohen, si në aspektin kulturor, arsimor, politik, e po ashtu në atë socio-ekonomik, pasi pa organizim nuk ka të drejta të realizuara dhe ato mbeten formale dhe nuk aktualizohen. Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria kanë për obligim tu dalin në ndihmë shqiptarëve në Maqedoni.
Nëse ne lejojmë që shqiptarët në Maqedoni të ballafaqohen me Qeverinë Gruevski ndaras prej Kosovës e Shqipërisë atëherë do të prodhohen Brodeca të ri. Ne kemi nevojë që të kemi sa më shumë organizim dhe aktivitete i cili edhe ndihmohet dhe mbështetet prej Tiranës dhe Prishtinës, këtë gjë duhet ta kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë edhe më shumë, tha ai.
Qytetarët shqiptarë në Maqedoni, sipas tij, me mendje kritike duhet të kundërshtojnë dimensionin nacional shovinist të shtetit maqedonas, i cili po i shfrytëzon dhe po i shtypë shqiptarët. Kurti tha se nëse Greqia ka arsye një herë që mos tia njohë shtetit të Maqedonisë emrin, shqiptarët kanë dyfish apo trefish më shumë arsye që mos tia pranojnë emrin Maqedonisë. Shqiptarët duhet ti bëjnë të qarta kompromiset që kanë bërë, dhe se në çdo kohë ti tërheqin mbrapsht ato, gjithmonë përmes gjuhës së të drejtave politike civile dhe socio-ekonomike në rrafshin universal të konventave evropiane dhe ndërkombëtare, tha pos tjerash kreu i VV-së.


dioni31.03.2012/10:50
legjenda e gjall skam ma shum qka flas i vetmi nejr qem jepshpresper te ardhmen . si politika i zgjuar mendim i imi.






mitat avdiu 05.04.2012/23:18
Propozimi juaj qendron.Vetem se une si pjesmarrs i luftes se Kosoves njashtu organizator i luftes ne Maqedoni po edhe pjesmarres.Te jeni te bindur problemi ne Maqedoni qendron te partit shqiptare,para 2001 PPD edhe PDSH nuk kan ndryshue aspak statusin e shqiptarve.Me pas 2001 BDI e ka shkatrrue edhe dinjin kombetar te shqiptarve,sot ne emer te marreveshjes se Ohrit arsyetohen edhe pse ajo marrveshje eshte per pakica e jo per shqiptaret.Shembull lejohet flamuri vetem ku ka shqiptar me shum se 50 e kjo per mue eshte nje tradhti kombetare nga ana e Ali Ahmetit.Ka harrue qe ka ardh ne pushtet me gjakun e deshmorve