Shqiptarët protestuan kundër diskriminimit në Maqedoni

Artikujt tjerė
- Shqiptarët protestuan kundër diskriminimit në Maqedoni
- Fusnota ringjalli Rezolutën 1244
- Daçiq: Kosovës si të na bëjë, do tia bëjmë
- Shutanovac bojkotoi konferencën në Shkup për shkak të Çekut
- Ngushtohet lista e lustrimit në Maqedoni
- Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Maqedoni në një pako
- Në 495 institucione të Maqedonisë, asnjë shqiptar
- Në vitet 90, tregtia me organe njerëzore zhvillohej në Serbi
- UÇK kthehet në Likovë?
- Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Maqedoni në pako
Bruksel, 29 mars - Para selisë së Komisionit Europian në Bruksel të mërkurën pasdite u mbajt protesta e paralajmëruar ditë më parë, e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Benelux, me moton Stop dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve.
Në protestë, në të cilën morën pjesë mijëra shqiptarë, folën disa bashkatdhetarë, aktivistë të Këshillit si dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së. Gjatë fjalimeve të tyre pjesëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Benelux protestuan para institucioneve europiane, duke ngritur zërin lartë kundër dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Po ashtu u cek se duke parë rrjedhojën e zhvilimeve të fundit ne IRJM nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo situatë të jetë një skenar i qarqeve të caktuara sllavomaqedone, të cilët duke aluduar (por në të vërtetë duke u gënjyer) me atë se do ta kenë të lehtë të përballen me shqiptarët, tentojnë të nxisin konflikt të ri ndëretnik, gjegjësisht konflikt shqiptaro-maqedon, tha për Lajm kumanovari Agron Mehmeti, i cili jeton në Belgjikë dhe ka marrë pjesë në protestë.
Në tubim po ashtu u bë e ditur se shqiptarët nuk janë të interesuar për çfarëdo lloj konflikti të ri dhe se janë për zgjidhje paqësore të të gjitha problemeve që mundë të shfaqen.







