• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Në 495 institucione të Maqedonisë, asnjë shqiptar

Publikuar: 28.03.2012 - 22:18

Shkup, 28 mars - Nga gjithsej 972 institucione në Maqedoni, në 495 prej tyre nuk ka asnjë shqiptar të punësuar. Këto të dhëna përmban raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2011. Përveç shqiptarëve, edhe bashkësitë e tjera etnike nuk janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate në institucione, deklaroi avokati i popullit, Ixhet Mehmeti.

“Ka institucione në të cilat nuk ka asnjë anëtar të bashkësisë shqiptare, ka institucione në të cilat nuk ka asnjë anëtar të bashkësisë turke, vllahe, maqedonase dhe ato numra i keni në raport”, tha ai në konferencë me gazetarë.

Sa i përket ankesave ndaj institucioneve edhe në këtë raport udhëheqin ato që kanë të bëjnë me format e ndryshme të diskriminimit, pastaj ankesat kanë të bëjnë me gjyqësorin, marrëdhëniet e punës, ato pronësore juridike, burgjet, policia, sigurimin pensional dhe invalidor, çështjet sociale dhe të drejtat e fëmijëve. Në këto fusha qytetarët hasin në mospërfilljen e të drejtave të tyre nga institucionet.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu