• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Murati: Aleanca serbo-maqedonase, aleancë e humbësve

Publikuar: 27.12.2011 - 17:45

Tiranë, 27 dhjetor - Diplomati dhe ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni, Shaban Murati vlerëson se Serbia po tenton të krijojë një aleancë të humbësve të BE-së në Ballkan.

Ai këtë e theksoi duke komentuar takimet e shpejta dhe marrëveshjet homologe midis ministrave të brendshëm të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe atij serb Ivica Daçiq në sferën e sigurisë dhe bashkëpunimit policor. “Për sa i përket Maqedonisë, u konturua një përpjekje e qartë e Serbisë për të joshur Shkupin dhe për të krijuar një aleancë të re me të. Në pamjen e jashtme shtytja e kësaj nisme serbe është dështimi i përbashkët që pësuan më 9 dhjetor të dy shtetet, për të marrë njëri statusin e shtetit kandidat dhe tjetri një datë për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE”, është shprehur Shaban Murati, ish- ambassador i Shqipërisë në Maqedoni. Sipas tij, lidershipi serb po luan në drejtim të Maqedonisë kartën e pakënaqësisë që ka shkaktuar në të dy qeveritë refuzimi i BE, për t'i hapur dyert pak më shumë integrimit të tyre europian.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell