• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

S’ka Schengen për bullgarët dhe rumunët

Publikuar: 07.03.2013 - 20:41

Bruksel, 7 mars - Bashkimi Evropian ka shtyrë votimin për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Schengen. Blloku 27 anëtarësh tha në një deklaratë se do ta adresojë këtë çështje në fund të vitit. Deklarata është lëshuar pas një takimi të ministrave të Drejtësisë dhe atyre të Brendshëm të BE-së, raporton Rel.

Gjermania javën e kaluar ka tërhequr vërejtjen se do të vë veto ndaj Rumanisë dhe Bullgarisë për t’iu bashkuar zonës 26 anëtarëshe të Schengenit.

Për zgjerimin e kësaj zone kërkohet votim unanim.

Shtetet kanë përmbushur të gjitha kërkesat teknike për anëtarësim në vitin 2011.

Por, shqetësimet mbi dështimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë shtyrë vazhdimisht pranimin e tyre në zonën Schengen.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell