• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Thaçi dhe kreu i BIM porositin: Të mos dilet në protestë

Publikuar: 07.03.2013 - 20:22

Shkup, 7 mars – Ministria e Brendshme e Maqedonisë po vazhdon të ndjekë thirrjet që ditëve të fundit po postohen nëpër rrjetet sociale për organizimin e protestave gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën që vjen. Nga MBP-ja u bëhet ftesë të gjithë aktorëve të shoqërisë, përfshirë këtu edhe mediat dhe OJQ-të, që në mënyrë aktive të kyçen dhe të japin kontributin e tyre për uljen e tensioneve. Nëpërmjet një komunikate me shkrim, MPB-ja ka apeluar në qytetarët për uljen e tensioneve. Policia njoftoi se do të marrë të gjitha masat dhe do të dënojë të gjithë aktorët që do të shkaktojnë ose do të marrin pjesë në incidente. Gjithashtu në reagimin me shkrim të MPB-së thuhet se qytetarët që kanë planifikuar të marrin pjesë në protesta, nuk guxojnë të lejojnë që të manipulohen në çfarë do qoftë skenari pasi përgjegjësia do të bie në kurriz të tyre.

Edhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi iu ka bërë thirrje simpatizantëve të partisë së tij që të mos dalin në protestat e paralajmëruara për ditët në vijim. Sipas tij, nuk është koha e protestave, andaj nuk duhet bërë pre e caqeve të ndryshme. Thaçi tha se shqiptarët nuk duhet të bëhen ‘mish për top’. Këto deklarata Thaçi i ka bërë mbrëmë në mitingun e PDSH-së në Çair, ku ka bërë promovimin e kandidatit të saj për komunën e Çairit, raporton Alsat-M.

“Sinqerisht ju lus, më besoni mua, nuk ka nevojë tani për protesta. Nuk ka nevojë, ju lutem, duan të përdorin shqiptarët si ‘mish për top’, këtë e bën BDI-ja dhe këtë e bën Ali Ahmeti. Duan të na habisin mendjen prej këtij përcaktimi që do të jetë gjithëkombëtar. Prej datës 24 duan të na hamendësojnë që të orientohemi në një aktivitet tjetër. A ka sqarim më të madh dhe më të sinqertë për ligësinë e këtyre protestave para ambasadës së Serbisë, që organizoi Fazli Veliu. Pse i organizoi, pse ata e rrëzuan lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, po as një lapidar nuk kanë arrit në asnjë qytet shqiptarë për këto 10 vjet ta vendosin”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni iu bëri apel qytetarëve që të mos bëhen viktimë e manipulimeve që kanë për bazë skenarë të errët politikë. Nga BIM gjithashtu bëjnë thirrje që të mos keqpërdoren objektet fetare si pikënisje e protestave, të cilat janë paralajmëruar për nesër, sërish në rrjetet sociale, pas faljes së namazit të xhumasë.

Kreu i BIM, Sulejman Rexhepi pas takimit me ambasadorin amerikan në Shkup, Paul Wohlers, deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e anulimit të protestave për Burmali Xhaminë, të paralajmëruara më 15 mars.

“Gjatë bisedave të deritashme, angazhimeve të deritashme që kemi edhe nga subjekti politik shqiptar që participon momentalisht në qeveri, ka gjasa që BFM ato protesta t’i shtyjë ose t’i anulojë, varësisht prej rezultateve që do të arrijmë brenda këtyre dy ditëve të fundit... Çështja e Burmali Xhamisë të zgjidhet në institucionet kompetente të RM-së dhe patjetër të gjendet një rrugëdalje fatlume që do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve të RM-së. Nuk guxon assesi një bashkësi fetare të jetë favorit dhe në dëmin apo në kurrizin e bashkësive tjera fetare”, deklaroi  Sulejman Rexhepi.

Rexhepi ritheksoi qëndrimin e mëhershëm të BIM edhe për protestat e paralajmëruara në opinion, duke iu bërë thirrje besimtarëve myslimanë që të mos bien pre e manipulimeve apo provokimeve. Takimi i Sulejman Rexhepit me ambasadorin amerikan zgjati rreth dy orë. 

Komente (2)

Albani Gostivar08.03.2013/10:47

Shqiptarët e IRJM janë të nënçmuar,të fyhen të ofenduar dhe jan kategori e dytë, pse lejoni në shekullin e XXI tu nënçmojn një grusht slav të jugut.

Vjosa07.03.2013/21:13

Po shum thirrje e fort,ne vend qe ju vet ti prini popullit ju beni thirrje per qetesi.Le t'ju rrahin e dhunojn e ju thoni se asgje spo ndodh,turp per ju qe keni voten e popullit me mir i vdekur per liri se ne jete e roberi.Prandaj hapni syt se o tani o kurr me.E sllavofilet le te rrin ende me pushtuesit e tyre te preferuar.

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu