• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Daçiq për normalizim të marrëdhënieve pa e njohur Kosovën

Publikuar: 27.10.2012 - 15:54

Beograd, 27 tetor – Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar sot se debati për platformën për Kosovën do të vazhdojë gjatë javës tjetër.

"Serbia duhet të dijë çfarë të propozojë e jo vetëm çfarë nuk do. Nuk mund të shkojmë në bisedime nëse vija e parë e mbrojtjes njëkohësisht është edhe e fundit. Puna në platformë po vazhdon, e në nëntor do të kemi edhe bisedime me përfaqësuesen e lartë të BE Catherine Ashton si dhe me përfaqësues të Kosovës", ka thënë Daçiq, transmeton Tanjug. 

Duke sqaruar se fjala është për dokumentin përgatitor të karakterit intern, Daçiq ka thënë se platforma duhet të përmbajë pozitën aktuale të Serbisë, propozimin për zgjidhjen e statusit përfundimtar por edhe qëndrimin se dialogut nuk i intereson statusi përfundimtar i Kosovës.

Të gjitha bisedimet duhet të përcillen me lëvizje pozitive kur bëhet fjalë për integrimet evropiane, ka thënë Daçiq.

Duke folur rreth kërkesës për normalizim të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, Daçiq është pajtuar se duhet bërë përparim të dukshëm, por ka shtuar se ky përparim nuk do të thotë assesi ndërrim qëndrimit të Serbisë kur bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai sërish ka nënvizuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga qëndrimi që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bisedimet do të jetë neutrale ndaj statusit.

Komente (1)

wwww27.10.2012/20:18

Serbia ka bere platformen per Kosoven, per bisedime me Kosoven!!!
Nese Kosova eshte shtet dhe "lideret" e saj kane VETEM pak lidhje me kry, ata duhet te dalin me platformen e tyre per serbine, ku tema kyqe duhet te jene Sangjaku dhe Kosova Lindore. VETEM RECIPROCITETI SHPETON KOSOVEN!

1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell