Serbia e formon ekipin për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Artikujt tjerė
- Presheva kërkon kthimin e kompetencave gjyqësore
- Kosova kusht i BE për Serbinë
- Serbia e formon ekipin për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
- Vetëvritet ish- zëvendësministri dhe deputeti i PASOK
- Lamtumira e fundit për Ibrahim Sulejmanin
- Kleriku i Al-Kaedës kërcënon Ballkanin
- Djali i babës në fakultet edhe pse i 178 ti nën vijën e minimumit
- Gjermania do normalizim marrëdhëniesh Serbi Kosovë
- Kacin kërkon ndriçimin e fatit të të pagjeturve
- Vrasjet misterioze të shqiptarëve në Maqedoninë shqetësojnë DSHM-në
Beograd, 5 tetor - Beogradi zyrtar e ka formuar ekipin për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, së shpejti pritet të miratohet edhe Platforma për Kosovën, kurse në krye të grupit punues do të jetë shefi i ekipit për dialog, Dejan Paviqeviq.
Qeveria e Serbisë, në përpjekjet për ti përmbushur kushtet e përafrimit në BE, e ka formuar grupin e punës për zbatimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët të kufirit me Kosovën, siç i quan Beogradi vendkalimet kufitare, i cili do të drejtohet nga shefi i ri i ekipit për dialog me Prishtinën, Dejan Paviqeviq.
Sikurse ka konfirmuar sekretari i Qeverisë serbe për gazetën Veçernje Novosti, Veljko Odalloviq në atë grup, i cili së shpejti duhet të takohet me përfaqësuesit e Prishtinës dhe të administratës së Brukselit, do të jenë ekspertët nga ministritë e policisë, mbrojtjes, bujqësisë, drejtorisë së doganave.
Ata do të përpiqen të merren vesh me institucionet e Kosovës dhe BE-në, si të zbatohen në terren marrëveshjet e arritura e që njëkohësisht, të respektohet edhe legjislacioni i Serbisë.
Pasi që edhe pala jonë pranon se zgjidhjet e arritura nga shkurti i këtij viti nuk janë sa duhet të volitshme, ky grup do të mundohet që në tryezën negociatore të arrijë zgjidhje sa më të mira, ka thënë ai.
Njëkohësisht, mëson gazeta Novosti, puna në hartimin e Platformës shtetërore për Kosovën po intensifikohet pas kthimit të presidentit të Serbisë nga Nju Jorku, transmeton RTK-ja.
Mirëpo, marrëveshjet midis partnerëve në pushtet janë që në opinion të mos dilet me kurrfarë hollësie lidhur me planin e ardhshëm për Kosovën, veçse kur versioni punues i platformës të jetë gati ai njëkohësisht ti dërgohet parlamentit, qeverisë, të gjitha partive dhe institucioneve më të rëndësishme kombëtare që rreth saj ta japin mendimet dhe sugjerimet e veta.











Xhevdeti05.10.2012/10:28
E kemi pru Kosoven ne ate situate qe armiku shekullor ,te na diktoi rregullimin e brendshem te shtetit,si dhe sygjeroi per kufinjet e Kosoves etj.Ne keto bisedime seshte duke u bere fjale per Serbine apo per shqiptaret qe jetoine atje,por per Kosoven ,serbet dhe kishat,dhe kufinjet e Kosoves e deri te nje autonomi per kriminelet ne Veri,me qellim tregtije me legale se deri me tani.Behet fjale edhe per legalizimin dhe amnistimin e te gjithe atyre te cilet ... ne,debuan dhe plaqkiten shqiptare keto jane qellimet e ketyre bisedimeve.