Beogradi kërkon EULEX-in në dogana

Artikujt tjerė
- Grekët ua shesin arin personal turqve
- Mbyllen pikat doganore mes Maqedonisë e Greqisë
- Zbulohen dy varreza masive në Bosnje
- Shefi i Ushtrisë së Maqedonisë kundër gjuhës shqipe
- BDI kërkon kuadro shqiptare për kryeprokuror
- Jovanoviq: Nikoliq nuk ka ofruar asgjë të re
- Rrëzohet një avion serb
- Degert kërkon zbatimin e Marrëveshjes IBM
- Ashton do ti ofrojë Nikoliqit marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Kosovën
- Beogradi kërkon EULEX-in në dogana
Beograd, 26 shtator - Ndërsa zyrtarët e Kosovës kërkojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura, zyrtarët e Serbisë këmbëngulin në korrigjimin e marrëveshjes për kufirin.
Në negociatat për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, apo siç thotë Beogradi, për kontrollin e kalimeve administrative në Kosovë, Serbia insiston që çështjet doganore ti zbatojë kryekëput E ULEX-i. Gazeta Veçernje novosti në numrin e sotëm, duke iu referuar një burimi të Qeverisë serbe, shkruan se Beogradi së shpejti do të formojë një grup pune, i cili gjatë negociatave do të përpiqet të përmirësojë disa detaje të marrëveshjes siç thuhet , të pavolitshme për Beogradin, ndërsa vëmendje të posaçme do ti kushtohet statusit të pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinje.
Zyrtarët e Beogradit, sipas gazetës, transmeton QIK-u, kanë përgënjeshtruar komesionerin Shtefan Fyle, i cili të hënën ka uruar autoritetet serbe për nënshkrimin e protokollit për vendkalimet, duke pohuar se kjo nuk ka ndodhur.
Sipas gazetës, pikat kyçe të marrëveshjes për vendkalimet janë: prania e balancuar e organeve të dy palëve: policia dhe dogana; prania e EULEX-it në vendkalimet Jarinje, Bernjak, Konçul, Mutivodë dhe Muçibabë; Marrëvesheja nuk përfshin zgjidhje të përgjithshme ose specifike doganore apo fiskale.
Edhe shefi i ri ekipit negociator serb Dejan Paviqeviq ka thënë se duhet të përkufizohet roli i doganave të Kosovës në kalimet administrative, siç e quan kufirin mes Kosovës e Serbisë Beogradi, duke shtuar se do të tentojnë të korrigjojnë disa elemente të marrëveshjes që janë të pavolitshme për Serbinë, si prania e doganierëve kosovarë, dhe sidomos në vendkalimet Jarinje dh Bërnjak.


Ramadan Kovaci26.09.2012/11:54
Kosova duhet te bej me dije se Serbia e pranon ose jo marveshtjen, cdo kembenguje per "revidim" pa mar parasysh aresyen dmth marveshtje e re, per nje gje te till duhet ulur e bisdeuar. Mes Kosoves e serbise ka aq shume cestje kontestuese sa marja me "rinegocime" per ceshtje vec te negocuara eshte joseriozitet ne qasje...









Xhevdeti26.09.2012/13:55
Per cfar aresyesh Qeverija e Hashes nuk perzihet edhe ne punet e Serbise ashtu sikur serbet qe perzihen ne punet e Kosoves.Qeverija e Kosoves patjeter duhet te perzihet ne punet e Serbise sikur se bie fjala ne ndarjen e Republikes se Presheves,Sngjakut si ne ndryshimet e Kushtetutes serbe.Aq sa ka te drejte Serbija po aq edhe me shume ka te drejt Kosova kur dihet se Serbija i mbane peng teritoret e Kosoves dhe Shqiperise.