• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Busek: Serbia para hyrjes në BE duhet ta njohë Kosovën

Publikuar: 20.09.2012 - 09:59

Beograd, 20 shtator   – Ish-koordinatori I Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek mendon se zgjidhja përfundimtare për rrugëdalje nga nyja kosovare mund të jetë ndarja e Kosovës, dhe shprehet i sigurt se Serbia, para hyrjes në BE, patjetër duhet ta njohë ekzistimin e shtetit të Kosovës.

“Beogradi dhe Prishtina, në thelb, janë për këtë (ndarje) dhe vetëm duhet bindur Brukselin që edhe një herë të ndryshohen kufijtë” citon QIK-u deklaratën e Busekut për gazetën “V. novosti”.

Sipas mendimit të Busekut, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sa më parë duhet ngritur në një nivel më të lartë politik, ndërsa në fund të këtij procesi duhet gjetur zgjidhjen përfundimtare për të dalë nga nyja kosovare.

“Sipas meje, kjo mund të ishte ndarja e Kosovës”, ka thënë Busek. Të gjitha detajet e rrugëdaljes nga pat pozicioni i Kosovës mund të harmonizohen në një lloj “Dejtoni për Kosovën”, ku bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash SHBA-ja dhe Rusia, do të ishin garantë të marrëveshjes, ka shtuar Busek.

Sipas vlerësimit të tij, Serbia nuk mund të shpresojë në marr jen e datës së fillimit të negociatave me BE-në në dhjetor. Ai thotë se problem nuk do të jetë vetëm normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, por edhe ndryshimet në sistemin gjyqësor, menaxhimin e politikës ekonomike etj.

Busek ka vërejtje dhe ndaj qeverisë së re serbe. Sipas tij, Serbia vazhdimisht pret që Evropia t’i përshtatet asaj, e jo e kundërta. Gjithashtu Busek ka vërejtur edhe kthesën e qeverisë së re serbe drejt Rusisë, që sipas mendimi të tij, nuk është mirë sepse Serbia e ka vendin në BE.

 

Komente (7)

Xhafa nga Istogu20.09.2012/17:04

Do te behet ashtu si thot KY.

xim prishtina20.09.2012/14:04

u dafsh kreje o z.Busek po a pak ka serbia toka te kosoves more koke krisur

kastraveci20.09.2012/13:30

sa lehte eshte per keta senilet europian ta dajne coptojne kosoven, skan faj se kja eshte vetem gje shprehije per ta, ky fol sikurse asistent i serbise.askush nuk dhuron apo dan teritore tokat e stergjyshve tani dhe edhe me pak te te ben shkembim teritoreve duke mare parasysh se te gjtha jane teritore shqyptare. te vetmit sikur duket eshte vetem "drenica heroike" me thcoviqin qe se kan kuptu ket gje!

Vjosa Pr20.09.2012/13:23

Nje gje duhet ta dijm , kur nuk ka ndarje ajo tem nje her edhe nuk permendet mo por kur permendet qdo dit e qdo jav , aty po dihet se diqka do te ket.E more Lumi nga Mitrovica, ti edhe emrin e paske lum e te marrt lumi me mir se po mos te ishte kjo Drenica e perlloqur e e pergjakur Serbia ende ishte ktu.Ti qe e akuzon Drenicen pse nuk u qove me qliru Mitrovicen tande po ike.Drenica hiq kurgjo mos past bo e ka qliru pjesen e vet e ti Mitrovicen tonde ja le shkaut e ike ne Pr.Kjo osht qajo Drenica qe iu masakruan Likoshani e Qirezi e Prekazi e e sjelli Naton ne Ks se sa per ju ishit kon pas bo me shki edhe festat ty i festu bashk.Duhet te kesh turp prej gjakut te vllezerve tu nga Drenica.

Shartari20.09.2012/11:00

Po po, masi e keni gjet Kosoven te lodhur nga qeverija qe udheheq duhet te behet keshtu si ju thoni e qe e keni ber gjithemone coptimin e shqiptarve. Po te ishte VV ne udheheqjen e shtetit me siguri do te pranonte edhe kjo ndryshimin e kufijve por, do te vlenin kyfijt e vitit te para 1878es.E jo keta te Enver hoxhes te Londers te Berlinit e te Hashimit

Reci20.09.2012/10:21

Po mor Zotri Busek, me ndryshimin e kufive ish rregullu qe moti njohja e Kosoves, nga Serbia, por kur te fillojn ndryshimet duet i ter Ballkani perendimor te perfshihet, perse nuk e permend ndarjen e Serbis, Maqedonis, Kroacis Bosnes, Malit Zi, Greqis E more Z. Busek kjo Europa i ka nda Shqiptart ne gjasht Shtete, nuk shkojn punt si thu ti, nese kini deshir ne shqiptaret jemi gati, por jo vetem me Kosoven te luajn kufit. Diten

Lumi nga Mitrovica20.09.2012/10:18

Po jemi te pajtimit me ndarjen e kosoves..???. Vetem nese serbia e merr Drenicen ateher jemi te pajtimit.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu