Flet 6 orë për të penguar ligjin për branitellat

Artikujt tjerė
- Megjithë presionet, Greqia nuk e ndërron qëndrimin për Kosovën
- Rezervistët që luftuan në Kosovë e fitojnë gjyqin ndaj shtetit serb
- Hagë: Serbët kanë dhunuar sistematikisht gra e vajza
- Flet 6 orë për të penguar ligjin për branitellat
- Përleshje ndërpolicore në Greqi
- Schulz i palëkundur për nevojën e njohjes së ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës
- Edhe një viktimë e etheve të Nilit në Serbi
- Një shkollë tjetër në Çair me emrin e ri "Adem Jashari"
- Komisioni i lustrimit në gjah të spiunëve të tjerë në Maqedoni
- Dodik: Serbia ta marrë veriun, pastaj ta njohë Kosovën
Shkup, 6 shtator Mediumet maqedonase shkruajnë se një deputet shqiptar ka marrë fjalën për plot 6 orë në parlamentin e këtij vendi.
Fjalimi maratonë i takon i shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, i cili foli gjatë seancës së Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në parlament, ku po diskutohet projektligji i propozuar i VMRO-DPMNE për branitellat.
Tani kam filluar, ishte përgjigja e Talat Xhaferi, pasi është pyetur nga gazetarët se deri kur kishte ndërmend të vazhdonte diskutimin e tij.
Xhaferi e dha këtë përgjigje gjatë pushimit prej 15 minutash, pas gjashtë orë diskutimesh në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, ku po debatohet për projektligjin, tri orë dje dhe tri të tjera sot.
Ai ka theksuar se në këtë mënyrë BDI-ja po e shfrytëzon mundësinë e mbajtjes së fjalimeve të deputetëve me kohë të pakufizuar, duke bllokuar miratimin e projektligjit.
Si raporton agjencia Ina, kostoja financiare e këtij ligji tejkalon 400 milionë euro në vit. Mbi 50 mijë ish-pjesëtarë të forcave maqedonase të sigurisë, branitellat, pritet të përfitojnë në rast se miratohet Ligji për përkujdesjen e tyre institucionale. Derisa ligji është në fazën e debateve të para parlamentare, akoma nuk është nxjerrë kostoja financiare që do të rëndojë buxhetin. Por, ekspertë të çështjeve ekonomike kanë thënë se rreth 400 milionë euro për çdo vit do të duhet të sigurohen për përkujdesje institucionale të ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë, pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001. Ky buxhet i siguruar përmes taksave të qytetarëve do të jetë më i lartë për 100 milionë euro sesa buxheti i siguruar për ndihma sociale dhe shërbime tjera për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Me miratimin e ligjit, të gjithë këta ish-pjesëtarë do të sigurojnë status special social dhe përkujdesje institucionale me shumë benefite.
Por, siç dihet, me një nen të posaçëm në këtë projektligj anashkalohet mbrojtja dhe përkujdesja institucionale për ish-pjesëtarët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Nuk mund të realizojnë të drejtat përmes këtij ligji personat që kanë qenë pjesëtarë, ndihmues apo bashkëpunëtor të ekstremistëve të armatosur apo grupeve paramilitare, gjegjësisht personat kundër të cilëve udhëhiqen procedura penale apo që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për armëmbajtje pa leje dhe materiale shpërthyese, apo personat me vepra penale kundër shtetit dhe të drejtës ndërkombëtare. Po ashtu kjo e drejtë nuk mundësohet edhe për familjarët e këtyre personave, thuhet në një nen të këtij ligji.









