Kacin: Arrihet marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës

Artikujt tjerė
- Ballkan: Mijëra persona ende të zhdukur
- Kërkohet dënim për ushtarët që nderuan UÇK-në në Sllupçan
- Asnjë shqiptar në delegacionin e Gruevskit
- Kacin: Arrihet marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës
- Ishulli grek Rodos po kallet
- Skenarët e Gruevskit me shqiptarët
- Iljaz Halimi zëvendëson Arbën Xhaferin
- Kacin: Beogradi nuk do ta marrë sivjet datën e fillimit të bisedimeve
- Nën përgjim telefonik 50 mijë grekë
- Daçiq nuk pajtohet me Kacinin
Beograd, 29 gusht - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar sot në Beograd se është arritur marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës është arritur, u ka thënë Kacin gazetarëve pas takimit me kreun e Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, transmeton REL .
Do tia lija kohës për të parë Serbinë në forume të tilla. Izolimi nuk i bën punë askujt. Serbia duhet të marrë përgjegjësitë, ka thënë Kacin, tarsnemton REL.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.
Por, të dyja palët kanë interpretuar ndryshe marrëveshjen, duke bërë që përfaqësuesit e Serbisë shpesh të braktisin organizimet ku merrnin pjesë edhe homologët e tyre kosovarë.
Marrëveshja parasheh përfaqësimin e Kosovës me fusnotë, e cila përfshin mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.










