• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Konkursi i MPB-së, shqiptarët askund!

Publikuar: 17.08.2012 - 19:23

Shkup, 17 gusht - Në fillim të shtatorit do të dihen emrat e policëve që janë pranuar në konkursin e fundit, por edhe përfaqësimi i bashkësive etnike në këtë konkurs. Zëdhënësi i MPB-së së Maqedonisë, Ivo Kotevski deklaroi për Alsat-M se testimet e kandidatëve kanë mbaruar dhe tashmë në procedurë e sipër janë intervistat si dhe testet shëndetësore.  Kotevski nuk përmendi se sa shqiptarë do të pranohen në këtë konkurs, kurse ky televizion kishte paralajmëruar më herët se testimet nuk kanë arritur t’i kalojnë as 10 kandidatë shqiptarë.

Në fazën e parë, nga gjithsej 1 055 kandidatë, patën kaluar 92 kandidatë shqiptarë, tani nga ky numër testimin e fazës së dytë e kanë kaluar më pak se 10 kandidatë shqiptarë. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë kaluar testimet e fazës së dytë arrin në 750. Sipas kësaj, del se as për së afërmi nuk do të realizohet obligimi ligjor dhe kushtetues i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike. Nëse nga 300 persona, sa duhet të pranohen, janë vetëm se 10 shqiptarë, ose edhe më pak se kaq, rezulton se përqindja e shqiptarëve të punësuar në bazë të këtij konkursi të MPB-së nuk do të  kalojë 3 për qind. Zyrtarët e lartë të BDI-së në MMB insistojnë që në këtë konkurs të ruhet përfaqësimi me 25 për qind i shqiptarëve në polici. Por, edhe krahas kësaj, zv/ministri Xhelal Bajrami ende nuk pranon publikisht të prononcohet se ku është arritur në procesin e pranimit të shqiptarëve me konkursin e fundit. Edhe pse tani radhën e kanë politika dhe partnerët e koalicionit që të gjejnë formulën si të arrihet të paktën 25 për qind i pranimit të kandidatëve shqiptarë me këtë konkurs, një gjë e tillë, sipas burimeve, është vështirësuar shumë pas zhvillimeve të fundit në Sllupçan, kur ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe eprorë e pjesëtarë të ARM-së kanë nderuar dëshmorët e UÇK-së të rënë gjatë luftrës së vitit 2001 në Maqedoni, e që ka tensionuar raportet brenda koalicionit VMRODPNE - BDI. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme