Vulin në Shtërpcë kërkon rishikimin e privatizimit në Kosovë

Artikujt tjerė
- Gruevski në 20 vjetorin e ARM fyen UÇK-në
- Ankaraja këshillon: Shmangini udhëtimet në Liban
- Armata e Maqedonisë bëhet me një gjeneral shqiptar
- Konkursi i MPB-së, shqiptarët askund!
- Greqi, a do të priten pensionet për grekët e Shqipërisë
- Nderimi i dëshmorëve të UÇK-së ftoh raportet VMRO - BDI
- Ali Ahmeti u refuzua të marrë pjesë në varrimin e Arbën Xhaferit
- Vulin në Shtërpcë kërkon rishikimin e privatizimit në Kosovë
- Gjermania i jep fund misionit paqeruajtës në Bosnje
- Daçiq më 4 shtator në Bruksel, për dialogun me Prishtinën
Shtërpcë, 17 gusht - (E plotësuar) Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, të premten në mesditë ka qëndruar në Shtërpcë, me çrast është takuar me strukturat paralele të Serbisë në këtë Komunë, kryetarin e tyre Zvonko Mihajloviq dhe me pak qytetarë serbë, por atë nuk e kanë pritura asnjë nga përfaqësuesit legjitimë të serbëve në këtë komunë. Në Shtërpcë, raporton korrespondenti i Kohës Ditore, ai ka hyrë rreth orës 12.00, i përcjellë nga Policia e Kosovës dhe pas takimit me Zvonko Mihajloviqin e strukturave paralele, pastaj Goran Arsiqin, i ashtuquajtur kryeshef për rrethin e Kosovës dhe Jovica Buduriqin - për atë të Prizrenit, në godinën e tyre mu përballë institucioneve legjitime, ai ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Kulturës në këtë qytezë edhe me ndërmarrës të ndryshëm nga kjo komunë. Gjatë takimit me këta ndërmarrës, Vulin i është referuar privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe ka thënë se asnjë ndërmarrje nuk mund të blihet vjedhurazi. Së pari duhet të definohen çështjet se kujt çka i takon, dhe tek pastaj mund të mendojmë për privatizimin, transmetojnë mediet serbe. Ai ka theksuar se privatizimi në Kosovë është bërë në mënyre njëetnike dhe se serbët në këtë proces nuk janë përfaqësuar.
Beograd, 17 gusht (E plotësuar) Ndërkohë, mediet e Beogradit transmetuan njoftimin nga e përditshmja Vesti që del në gjuhën serbe në Frankfurt (Gjermani), sipas të cilit Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, sot e nesër do të vizitojë Kosovën. Kjo gazetë rikujton se gjatë kësaj vizite të tij të parë popullit serb të Kosovës e Metohisë do të qëndrojë në Prizren, Shtërpce, Rahovec e Hoçë të Madhe
Nëse pyetni se kush i mbron serbët në Kosmet, sidomos në jug të Ibrit, them askush. Përveç nesh, ashtu si mundemi. Po të mos ishte shteti i Serbisë, vallë do të mund të ekzistonin? ... citojnë mediet atë.
Ai po ashtu e kontestuar procesin e privatizimit në Kosovë dhe paralajmëroi ankesë në gjykatat ndërkombëtare. Po ashtu para kësaj vizite ai ripërsëriti kërkesën që në bisedime të kthehen Kombet e Bashkuara. Serbët nuk i besojnë EULEX-it, ose i besojnë fare pak, u shpreh ai.
Prishtinë, 17 gusht - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, sot dhe nesër pritet të vizitojë Kosovën. Autoritetet kosovare konfirmojnë se për këtë vizitë është marrë leje nga Qeveria e Kosovës, raporton RTK-ja.
Në Kosovë pritet të arrijë gjatë ditës i ashtuquajturi drejtori I Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin. Duke konfirmuar vizitën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, bënë të ditur se vizita po bëhet me leje të Qeverisë së Kosovës:
Lidhur me vizitën e Vulin në Republikën e Kosovës mund të them se me aprovim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ai do të bëjë vizitë më datë 17 18 ,dhe Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ofruar siguri gjatë kësaj vizite e cila ka karakterin e vizitës religjioze, tha Kelani.
Ndërkohë zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian kanë përsëritur qëndrimin rreth procedurave për vizita dhe dhënien e lejeve paraprake. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian vepron vetëm si lehtësues në komunikim, thuhet në një prononcim përmes postës elektronike. Në përgjithësi BE inkurajon të gjitha palët që të respektojnë parimet për të cilat është arritur pajtim dhe të shfrytëzojnë mundësitë për vendosjen e raporteve të mira fqinjësore në linjë me perspektivën evropiane të rajonit. EUSR-ja ofron kanalin për këto vizita. Bazuar në këtë rol diplomatik, Zyra e BE-së në Kosovë nuk ka komentuar asgjë rreth vizitës në fjalë. Ndërkohë mediat serbe thonë se Vulin gjatë vizitës dyditore dhe të parë që nga marrja e postit të ri, do të vizitojë Prizrenin, Shtërpcën, Rahovecin dhe Hoçën e Madhe.


arsim17.08.2012/14:10
NCNCNC qfar qeverije t ... kem.. dhojn leje Shkive e pastaj ata token e Shqiptarit thojn Kosova eshte e Serbis. Marre

blerim17.08.2012/11:41
... ndoshta e presin edhe komunat tjera si Shterpca, me flamur te ri, taze...







xhevdeti18.08.2012/12:50
Kryeministri eshte dashur ta pret me ceromoni kete far Vulini.Keshtu e ka kur Kosova ska zot shtepije.