• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Arben Xhaferi në gjendje kome

Publikuar: 09.08.2012 - 12:35

Tetovë, 9 gusht – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i Kuvendit të Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Xhaferi, është gjetur në gjendje kome gjatë ditës së djeshme në banesën e tij në qendër të Tetovës, njofton Televizioni Koha nga Tetova.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë.

"Mjekët bëjnë përpjekje për shpëtimin e tij, ndërsa gjendja shëndetësore e tij vijon të jetë ende në rrezik për jetë shkaku i një gjakderdhjeje në tru. Kohët e fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika", thuhet në lajmin e TV KOHA.

Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi.

Akoma nuk ka konfirmime nga Spitali apo nga PDSH-ja në lidhje me këtë lajm.

Komente (5)

fatmiri,split,kroaci09.08.2012/19:33

une jam nga gostivari,ju te gjith qe shkruani per arben xhaferin nuk keni te drejte,partia e tij e pat pushtetin dy here dhe shqiptaret e maqedonise nuk fituan asgje,tani cfare beri ai,asgje,gjynah qe vdes po por se ishte dikush jo

shaipi09.08.2012/17:12

Politikani me i arsyeshem ne trojet Shqiptare ka qene dhe eshte Arber Xhaferi, dhashte zoti te kete shendet jete te gjate e te lumtur.

Driton Bakija Gjakove 09.08.2012/15:11

Arberi Xhaferi duhet te shpetoje dhe te sherohet se i duhet shume ,Shqiptrave.

alban09.08.2012/14:03

Uroj qe te shpetoje se vaj halli per ne shqiptaret nese e humbim kete figur te pazevendesueshme me vlera te medha kombetare,intelektuale dhe morale....
Un ndihem i shqetesuar me faktin se deri me tani te shqiptaret qe jetojne ne maqedoni nuk ka ndonj figur qe mund te zevendesoj kete personalitet...
Qe nga koha kur Arber Xhaferi eshte pasiv ne politik shqiptaret kane perjetuar vetem deshtime te njepasnjeshme ne politikberje kundrejt pales maqedone
Zoti e shpetofte kete njeri,Zoti na shpetofte gjith shqiptareve....

luani09.08.2012/13:54

boll koke eshte, qka ti besh smundjes se ky eshte i vetmi shqiptar me vizion per shqiprin natyrale po qka ti bajsh kur qifti i ali ahmetit e hashim thaqit e ja shkatrrojn punet,po tju kish lan arberit ndryshe do te ishin punet sote,te uroj sherim dhe kendellje ARBER

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu