Shqipja përparon te maqedonasit

Artikujt tjerė
- Nenad Çanak jep dorëheqje shkaku i Vojvodinës
- Minoriteti turk në Greqi kopjon OMONIA-n në Shqipëri
- Nikoliqi, kryenegociatori serb për bisedime me Kosovën?
- Rritet radikalizmi serb në Luginë
- Grekët pranojnë kushtet, shmangen zgjedhjet
- Kim Mehmeti kandidat për kryetar të Shkupit ?
- Kroatët kapin shqiptarin e fshehur në makinë
- Hungaria kërkon autonomi për Vojvodinën
- Skandaloze: Shkon për pasaportë, i thonë ke vdekur'!
- Shqipja përparon te maqedonasit
Shkup, 1 gusht - Interesimi për të mësuar gjuhën shqipe shfaqet nga një numër i konsiderueshëm i maqedonasve, qoftë kjo nga ana e studentëve në Katedrën e gjuhës shqipe, por edhe nëpër kurse private. Kësaj i shtohen edhe paraqitjet e fundit të të interesuarve gjatë tre vjetëve të fundit nëpër Qendra për gjuhë, por që i mungon formimi i një grupi që të fillohet me punë. Unë personalisht ligjëroj në Qendrën e gjuhëve Temsa dhe kam kolege, e cila është profesioniste për mësimin e gjuhës shqipe, por interesi i qytetarëve për mësimin e gjuhës shqipe mbetet relativisht i vogël. Ka disa të rinj që paraqiten nëpërmjet telefonit dhe tregojnë interes për ta mësuar gjuhën shqipe, por assesi të formohet një grup dhe të fillojnë me kursin, nga se për fillimin e kursit doemos nevojitet të formohet grup nga pesë persona, thonë në Temsa.
Nga Qendra për gjuhë Delfin në Manastir thonë se gjatë viteve të fundit ka pasur rreth 60 të interesuar për të mësuar shqipen.
Ka pasur mjaft të interesuar për kursin e gjuhës shqipe nga ana e maqedonasve në qytetin e Manastirit, por deri tani nuk është formuar ndonjë grup. Vetëm gjatë 3-4 vjetëve të fundit janë interesuar mbi 60 persona për të mësuar gjuhën shqipe, por nuk kam pasur hapësirë të objektit ku do të mbahet ky kurs, pasi që kam vetëm dy klasa ku mbahen edhe katër kurse të gjuhëve të ndryshme, si dhe nuk kam mundur të gjej ndonjë profesor adekuat për të ardhur deri këtu e të ligjërojë gjuhën shqipe. Interesin për mësimin e gjuhës shqipe e kanë shfaqur si të rinjtë ashtu edhe më të moshuarit e posaçërisht biznesmenët e mëdhenj. Pa dyshim se në një të ardhme të afërt do të angazhojmë profesor dhe do të gjejmë objekt për ndjekjen e kursit në gjuhën shqipe, tha Nikolla Shulevski, nga qendra e gjuhëve të huaja në Manastir për gazetën Zhurnal plus.
Ndërkohë, profesori i Katedrës për gjuhë shqipe, Avzi Mustafai përmend interesin e madh të studentëve maqedonas për mësimin e gjuhës shqipe, por njëkohësisht zbuloi se arsyeja themelore për këtë është nevoja e avancimit sa më të lehtë në punë.
Mendoj se mësimi i gjuhës shqipe te maqedonasit duhet të shikohet në dy relacione. Relacioni i parë ka të bëjë me atë se ata e mësojnë gjuhën shqipe për shkak të punësimit dhe, relacioni tjetër, se nuk mësohet gjuha shqipe nga ata të cilët kanë nevojë të komunikojnë me bashkëqytetarët shqiptarë. Numri më i madh i studentëve që studiojnë gjuhën shqipe për përkthim dhe interpretim kryesisht janë nga Maqedonia Lindore, që domethënë se ata e shikojnë mësimin e gjuhës shqipe si nevojë punësimi. Të paktë janë studentët nga Maqedonia Perëndimore (të banuar me shumicë shqiptare) që studiojnë shqipen, ndonëse ata posedojnë një fond bukur të mirë të gjuhës shqipe, numri është shumë i paktë. Unë mendoj se ka ardhur koha që ne nëpërmjet mësimit të gjuhëve të afrohemi dhe kuptohemi si bashkëqytetarë, që në të ardhmen do të jetë kusht i patjetërsueshëm i të dy komuniteteve ti mësojnë dhe ti flasin gjuhët në mënyrë reciproke, deklaroi profesori Avzi Mustafa.










prof.02.08.2012/16:37
Improvizime.Kam disa kolege ne universitet , bile edhe burre e grua, qe marrin rroga te majme e asnjehere nuk kane thene mirdita e as qe ushqehen ne restorantet aty perreth.Ushqimin gjithe te punesuarit maqedonas e sjellin nga shtepia.Vetem kur ka koktej ata jane te paret ne sofer.
Pershendetje.