• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shkon në shtatë numri i të vrarëve në Burgas

Publikuar: 18.07.2012 - 22:09

Burgas, 18 korrik – Në shpërthimin e autobusit në aeroportin Safarovo në portin dhe vendverimin bullgar Burgas, kanë vdekur të paktën 7 persona, kurse rreth 30 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ndodhi n orën 17 e 30 minuta sipas kohës lokale dhe sipas të gjitha gjasave mjeti shpërthyer është aktivizuar me teledirigjues.

Televizioni bullgar 7 njoftoi se mjeti shpërthyes ishte i vendosur në vendin e bagazhit, kurse policia bullgare pohon se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Edhe katër persona janë në gjendje kritike, në mesin e të plagosurve janë edhe dy gra shtatzëna, kurse në autobus thuhet se ka qenë edhe një shtetas amerikan. 

Dy autobusë me turistë që ishin afër vendit të shpërthimit po ashtu janë dëmtuar, rruga për në vendpushimin Sunçev Breg është mbyllur, kurse fluturimet janë orientuar në aeroportin e Varnës.

Gjatë këtij viti, shërbimi inteligjent izraelit i kishte tërhequr vërejtjen shërbimit bullgar se ekziston rreziku nga sulmet terroriste në grupet e turistëve izraelitë në Bullgari.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu akuzoi Iranin se qëndron prapa këtij sulmi terrorist.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu