Maqedonia me Ligj të ri të lustrimit

Artikujt tjerė
- Maqedonia me Ligj të ri të lustrimit
- Shqiptarët larg investimeve, investimet larg shqiptarëve
- PDSH e LSDM bënë marrëveshje për zgjedhjet lokale 2013
- Ban Ki Moon: Srebrenica do mbetet në ndërgjegjen e botës
- Për kokat e Daçiqit e Tadiqit 10 milionë euro
- Digjet flamuri maqedonas në Çair të Shkupit
- Suedia i quan fqinj Serbinë e Kosovën
- Jugoviq për veriun e Kosovës pret statusin si të Tirolit Jugor
- Çanak: Do të fillojë internacionalizimi i çështjes së Vojvodinës
- Kush dhe pse frikohet nga Beneluksi ballkanik?
Shkup, 17 korrik - Ligji i ri për Lustrim në Maqedoni që sot hyn në fuqi. Kjo do të thotë se emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete do të publikohen, ngjashëm si dosjet, dokumentet dhe të dhënat e tjera zyrtare, raporton INA.
Me Ligjin e ri përfshihet periudha nga viti 2006, gjegjësisht nga fillimi i zbatimit të Ligjit për Qasje të lirë në informacione.
Risi në këtë ligj është lustrimi i personave që kanë krijuar kapital në ndërmarrjet në pronësi të shtetit, konform Ligjit për transformim të ndërmarrjeve me kapital shoqëror.
Për dallim nga ligji i kaluar, gazetarët, klerikët, organizatat joqeveritare dhe anëtarët e partive politike nuk kanë obligim të lustrohen. Lustrimi i tyre bëhet vetëm në baza vullnetare.







