Serbia në kërkim të rrugës për ndarje nga Kosova

Artikujt tjerė
- Çanak: Do të fillojë internacionalizimi i çështjes së Vojvodinës
- Kush dhe pse frikohet nga Beneluksi ballkanik?
- Georgievski: Gjingjiq donte shkëmbim territoresh me Shqipërinë
- Kërkohet ndryshim i administratës publike në Greqi
- Daçiq: Serbia nuk mund të arrijë askund pa u zgjidhur çështja e Kosovës
- Gjuriq: Urgjentisht të arrihet konsensusi për Kosovën
- Në Maqedoni sot temperatura deri në 41 gradë celsius
- Ban Ki Mun: Po zvogëlohet roli i UNMIK-ut
- Serbia në kërkim të rrugës për ndarje nga Kosova
- SHBA-ja si lëshon pe Serbisë për Kosovën
Beograd, 15 korrik - Kosovën duhet ta njohim!? Këtë fjali tabu në Beograd deri më tani nuk e ka thënë askush hapur, përveç dy vetave. Edhe ata e kanë bërë këtë me gjysëm zëri, për interesa personale. Çedomir Jovanoviq nuk është penduar, edhe pse është etiketuar si tradhtar, ndërsa Vuk Drashkoviq, pasi e ka përmendur njohjen e Kosovës, është tërhequr për shkak se e kuptoi që do ta humbiste elektoratin. Kështu shkruan gazeta Danas e cila thekson se pikërisht kjo është fjalia për të cilën Beogradi është duke u përgatitur, pasi që fjalia Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës është fjali shterpë, pa bazë dhe e pabesueshme, transmeton Telegrafi.Prandaj hapësira politike e Serbisë është përplot hipokrizi. I tillë është edhe Vuk Jeremiq. Dikur thoshte se nuk ka asgjë nga serbizmi i Kosovës, para katër vjetësh e deri më tani është përpjekur me diplomaci të imponojë ndarjen e Kosovës, ndërsa sot thotë se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e OKB-së pa kalur nëpër trupin e tij të vdekur. I vetmi që nuk ndryshon qëndrim është Vojislav Kostunica. Ai do të thoshte mos e humbni kohën duke më pritur për të ndryshuar. I pandryshueshëm dhe i pabesueshëm.
Por të tjerët kanë dicka tjetër në mendje. Ata nuk e kanë hallin e ndarjes së Kosovës nga Serbia, por të ndarjes së Serbisë nga Kosova. Pritja e momentit të duhur nuk duhet të jetë vendim i keq. Marrim shembull ish-presidentin Boris Tadiq. Sapo iu zgjidhen duart, ai ia shtrëngoi duart Hashim Thacit në Dubrovnik. Ish-presidenti e bëri këtë me mjeshtri, vendosi standard të ri, për vete dhe për të tjerët, në raport me këtë problem, shkruan e përditshmja beogradase, Danas.
Ky gjest i Tadicit mund të jetë nxitje për presidentin e ri Tomislav Nikoliq. Por Kosova e tij është si një fluskë, zjarr, që e rrotullon nga njëra dorë në tjetrën, nga njëri krah politik tek i tjetri, më pas e kthen prap tek vetja për të pasur rolin kryesor. Ndërkohë bën intriga se do të publikojë marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe se do ti kopromentojë paraardhësit e tij. Sidoqoftë, Nikolic dicka po përpiqet të bëjë, të paktën të hyjë në histori, dhe këtë e kanë kuptuar ndërkombëtaret, me shpresë se ky është njeriu që mund ti jep fund kësaj detyre të rëndë.
Nikolic ka pasur kohë të mendohet për fjalinë e parë të këtij teksti. Ka biseduar me amerikanët. Në takim me Philip Gordon-in më shumë kanë thënë shikimet se sa fjalët. Shtetet e Bashkuara do të ishin të kënaqura nëse Serbia e njeh realitetin, Kosovën e pavarur. Pastaj Nikolic është takuar edhe me kreun e Kishës, nuk e ka marrë bekimin dhe për herë të parë, kreu i Kishës dhe kreu i shtetit nuk janë pajtuar për cështje kombëtare. Kështu, njeriu që ishte i gatshëm ta rreh Tadiqin për duarshtrëngim me Thaçin, së shpejti mund të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Kisha nuk ka qënë kurrë këshilltare e tepërt ndaj shtetit tonë sekular, por me qëndrime të këtilla fundamentale, ajo mund të bëhet një kundërshtar i papërshtatshëm. Kisha nuk e mbron askënd. Cak i kritikave të Patriarkut Irinej, madje, për shkak të keqinterpretimit të të tjerëve, ishte edhe patriarku tjetër Dobrica Çosiq..
Nikoliq është politikani serb që më së shpejti i varros idetë e veta. Fjalia Kosovën duhet ta njohim po e mundon këto ditë, prandaj ka filluar të kërkojë konsensusin e partive politike.


S.SPAHIU15.07.2012/07:32
SHIH SIH ANDERR SE NE PSHTOFSH LUGINEN E PRESHEVES E SANXHAKUN KNAQU

nefund14.07.2012/21:52
Nese tregohet vendosmeri nga USA ,BE dhe Kosova sdo te ket ndarje ,Serbia mbas ayre luftrave e masakrave duhet te pranoj shtetin e Kosoves pa asnje leshim tjeter ..

Shqyptar14.07.2012/20:17
S'ka nevoje me e kerku udhen Serbia hiç per ndarjen e saj nga Kosova, ate e ka te gjetur tashme, mijera shqiptarët e dhunuar, ... re e masakruar jane udherrefyesi me i mire se shkijet s'e kane asnje lloj te te drejtes per qeverisje mbi Kosoven dhe mbi dy milione shqiparët e saj qe s'e duan per shtet, perballja me realitin, njohja dhe pranimi i tij jane dera e Serbise drejt BEse, sepse keshtu i ka shperbly gjithmone zullumqaret Europa kurse i ka ndeshkuar dy here viktimat e tyre. Shnet deri atehere!

Fatmiri14.07.2012/09:35
Mnyra dhe RRUGA MA E MIRE PER TE GJITHE EUROPEN , KOSOVEN ESHTE QE TE NDAHET serbija QE TE KTHEHEN serbet NE VENDLINDJEN E TYRE NE SIBIRI.









Xami16.07.2012/10:33
Kethere po qese behet ndarja e Kosoves eshte fajtore Amerika dhe EU se do te ndahet serbija e jugut Maqedonija Mali i zi Sangjaku e qka fituan ve po e ndezin zjarrin se po ju konvenon me i shkarku armet e mykuna neper podrumet e rezervave le te bejne se jene te fort e per ne kurgja Tanet po Koruptohen e bejne allashvereshe bravo