Thaçi e Tadiqi - bashkë në Dubrovnik

Artikujt tjerė
- Tadiq: Nuk di a do të takohem me Thaçin
- Myslimanët rivarrosin viktimat e Srebrenicës, serbët festojnë
- Gordon: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
- Thaçi e Tadiqi - bashkë në Dubrovnik
- Tadiq në Croatia summit
- Grafite anti maqedonase në Greqi
- Parlamenti rumun shkarkoi nga detyra presidentin Basescu
- Maqedoni: Partitë nisin fushatën 10 muaj para zgjedhjeve!
- Daçiq bisedoi me Nishanin
- VOA: Nikoliq e Daçiq mund të zgjidhin çështjen e Kosovës
Dubrovnik, 7 korrik - Presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, arriti sot në mëngjes në Dubrovnik, në Samitin e shtatë të Kroacisë, në të cilin nuk marrin pjesë zyrtarët e Serbisë. Në samit është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Pos lajmit se Tadiqi mbërriti në Dubrovnik, Vecernji list në portalin e vet ka shkruar se takimi të cilin Tadiqi vazhdimisht e ka shmangur kur ishte president, po ndodhë sot.
"Edhe pse është ish-presidenti, Tadiqi megjithatë është politikani ende i ranguar serb që takohet me kryeministrin e Kosovës në një takim ndërkombëtar.
Sipas burimeve të ditores kroate, diplomacia amerikane që dje ka synuar ta bindë Tadiqin që të shfaqet në Dubrovnik, në ditën e parë të Samitit, por kjo nuk ndodhi.
Serbia nuk e ka dërguar përfaqësuesin e vet në këtë takim. Për shkak të pranisë së Thaçit, asnjë nga zyrtarët e lartë serbë nuk kanë dashur të jenë të pranishëm në Samitin e shatë të Kroacisë që për temë ka bashkëpunimin rajonal.









toni07.07.2012/12:37
serrbt e kan frik thaqin se i rreh gojs qata edhe nuk vin ne takime rajonale vetem ne prezet te ushtris serbe jan perfaqsusut serb te fort fizik,jasht serbis ndihen si vejushka