• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Georgievski: Maqedonasit, falsifikuesit më të mëdhenj të historisë së Ballkanit

Publikuar: 29.06.2012 - 14:09

Shkup, 29 qershor - Maqedonasit janë falsifikuesit më të mëdhenjë të historisë së Ballkanit, ka shkruar ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-Popullore në Maqedoni, Lubço Georgievski në librin e tij ‘”Ky jam unë”.

Në këtë libër me shumë detaje edhe për luftën e Kosovës dhe zhvillimet e tjera në rajon, Georgievski ka folur edhe për luftën në Kosovë në vitin 1999.

Sipas tij, në luftën e Kosovës ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku ka marrë instruksione për lejimin e NATO-s për hyrjen në Kosovë, raporton INA.

“Ish-sekretarja amerikane Ollbrajt atëherë kërkoi lejen që përmes territorit tonë të sulmojnë Serbinë, edhe përmes frontit tokësor”, ka shkruar Georgievski.

Sipas tij, në takimet me ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiq ka biseduar edhe për shkëmbimin e territoreve midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa të njejtën çështje e ka diskutuar edhe me Arbër Xhaferin, i cili ishte pjesë e koalicionit të përbashkët qeveritar mes VMRO-DPMNE dhe PDSH atëkohë, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. Këto detaje të këtij libri janë nxjerrë dhe komentuar nga disa media maqedonase dhe serbe.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CI kthjellėt
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell