• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Stefanoviq thotë se Kosova ka refuzua kodin ndërkombëtar 3815

Publikuar: 23.06.2012 - 12:15

Beograd, 23 qershor - Shefi i ekipit serb në dialog me Kosovën Borislav Stefanoviq dhe këshilltari i kryetarit të Serbisë Marko Gjuriq, janë pajtuar sot që në negociatat e Prishtinës me Beogradin nga ato teknike duhet kaluar sa më shpejt në negociata politike.

Duke theksuar se qeveria e re e Serbisë duhet urgjentisht të nxjerrë një urdhëresë të re për tabelat e regjistrimit në mënyrë që Kosova të i konfiskojë ato, Stefanoviq ka theksuar se kryetari i Serbisë Tomislav Nikolq do të ketë përkrahje në punën që publikisht të dëshmojnë shqetësimin e tij për Kosovën, njofton sot Blic. 

"Qytetarët pak e dinë se çfarë ndodh në Kosovë, nuk janë të vetëdijshëm se kur thërrasin me telefon në pjesën jugore të Ibrit, thirrjet shkojnë përmes Manakosë” ka thënë Stefanoviq konsideron se në Serbi duhet konsensus rreth çështjes së, siç ka thënë ai, ruajtjes së sektorit energjetik në Kosovë, telekomunikacionit dhe vetë veriut të Kosovës. 

Ai ka shtuar se gjatë bisedave ishte propozuar që EPS (Elektroprovreda Srbije) të regjistrohet në Kosovë, por kjo gjë ishte refuzuar

Kosovë i është ofruar edhe numri ndërkombëtar 3815, por edhe kjo është refuzuar, ka thënë Stefanoviq, ndërsa këshilltari i kryetarit serb Nikoliq ka tërhequr vërejtjen se duhet pasuar shumë kujdes që me asnjë gjest, as në mënyrë implicite dhe as në atë eksplicite, të mos njihet Kosova.  

 

Komente (6)

Bujar24.06.2012/14:12

Medet per ne shqiptaret sa mendojm dhe sa japim komente qe nuk kan asnje kuptim,ne nr1 skemi qeveri kemi qeveri hajduka duke vjedhun dhe duke i cakrruar gotat ter naten,shtet tjera po shkojn ne hen kurse kosova ende ka probleme me koda te telefonav,se pari ne ende ushqehemi me fjal te ketij stefanit,shqiptaret duhen ti len keto pun ti kapin punet e veta cka i kan ne kosov,sepse keta stefanat cka flasin e kan ne interes te vetin,inshalla mblellim mend te gjith se sna interesojn se cka thojn shkijet.

toma23.06.2012/20:27

njerz katastrof na udhehein neve!
me kan te mequm ata kjoft edhe per ni kohe te shkurte marrin kodin e Shqipnis 355 dhe jo te sllovenis,monacos a ku ta di une cfar vendi tjeter...duke marr kodin e Shqipnis nderkombtart kan me na e dhan kodin tone qe ska te bej me asnje shtet!

Lindaa23.06.2012/18:27

Deri sa nuk ta kemi ne 355 ka me pas kesi historish si per komunikacion ashtu edhe per tabela etj,etj...

Klasiku23.06.2012/16:45

Cfaredo kodi qe fillon me "381" eshte kod i Serbise. Dmth, edhe 3815 eshte kod i Serbise, e jo kod internacional.

Kjo po i bie sikur Serbia ti ofronte Kosoves domenin .ks.rs per internet.

Muharremi23.06.2012/14:36

Duke theksuar se qeveria e re e Serbisë duhet urgjentisht të nxjerrë një urdhëresë të re për tabelat e regjistrimit në mënyrë që Kosova të i konfiskojë ato, Stefanoviq ka theksuar.


Ok, nuk dua tja mbaj askujt anen ketu por besoj se esht ber nje lshim gjat perkthimit dhe i esht ndrruar kuptimi komplet lajmit. Stefanoviqi ka then se Duke theksuar se qeveria e re e Serbisë duhet urgjentisht të nxjerrë një urdhëresë të re për tabelat e regjistrimit në mënyrë që Kosova MOS TE KETË MUNDESI të i konfiskojë ato. Marë nga B92

Filipi23.06.2012/13:26

381 Serbia, 382 Mali i Zi, 385 Kroacia, 386 Sllovenia, 387 BeH, 389 Maqedonia 383, 384 e 388 jane kode te lira. Kurresesi s'duhet me hy ne nenkod dhe ate te Serbise.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell