• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Athina lufton me zjarre

Publikuar: 17.06.2012 - 14:16

Athinë, 17 qershor - Mbi 150 zjarrfikës dhe ushtarë po luftojnë me zjarret në afërsi të Athinës.

Pesë zjarrfikës raportohet të jenë lënduar, ndërsa zyrtarët kanë kërkuar ndihmë nga Italia, Franca dhe Kroacia.

Zjarri më i fortë është përhapur pranë qytetit të Kerateas, 50 kilometra në jug të Athinës.

Sipas hetimeve paraprake, besohet se ishte një shkëndijë e ardhur nga një kompleks ndërtimi, ajo që shkaktoi zjarrin aksidental.

Katër persona janë arrestuar me akuzën e zjarrvënies nga pakujdesia, ndërsa një azil pleqsh dhe disa fshatra janë evakuar si masë paraprake sigurie.

Një tjetër zjarr në lagjen periferike të Athinës, Pallini, ka dëmtuar një fabrikë.

Sipas mediave greke, ka qenë e vështirë të koordinohet operacioni i forcave të rendit, edhe sepse vëmendja e autoriteteve ka qenë e përqendruar në zgjedhjet parlamentare që po mbahet kudo në vend.

Në vitin 2007, Greqia u detyrua të deklaronte gjendjen e jashtëzakonshme, kur zjarret masive i morën jetën mbi 60 personave.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu